Kërko

Decorazioni floreali, Messa di Pasqua del 09.04.2023 Decorazioni floreali, Messa di Pasqua del 09.04.2023

Sheshi i Shën Pjetrit dhe Bazilika, kopsht shumëngjyrësh për Pashkë

Governatorati i Shtetit të Qytetit të Vatikanit përshkruan hollësitë e zbukurimit me lule në të Dielën e Larit dhe atë të Ngjalljes së Zotit. Lulet, për udhë nga Sanremo dhe Holanda, do të dekorojnë tremen; palmat do të vijnë nga Umbria. Mjeshtrat e Vatikanit do të bashkëpunojnë me specialistët e Sllovenisë.

R.SH. / Vatikan

Skena mahnitëse e luleve dhe e pemëve, ardhur nga Italia dhe Hollanda, do ta zbukurojë edhe sivjet Sheshin e Shën Pjetrit dhe Bazilikën e Vatikanit me rastin e Javës së Madhe të Pashkëve 2024. Guvernatori i Shtetit të Qytetit të Vatikanit  flet për rregullimet dhe, në një deklaratë për shtyp, nënvizon se "gjatë Natës pa gjumë të Pashkëve do të krijohen dekorime me lule, falë edhe kontributit të profesorëve të floristikës të Qendrës Bioteknologjike Naklo të Sllovenisë" dhe se, "në dritën dhe gëzimin e Krishtit të Ngjallur, në solemnitetin e Pashkëve, të dielën, më 31 mars, Sheshi i Shën Pjetrit do të jetë kopsht i pafundmë shumëngjyrësh, me mijëra lule dhe bimë që vijnë nga Holanda.

Kompozimet do të krijohen falë kontributit bujar të luleshitësve holandezë në bashkëpunim me punonjësit e Shërbimit të Kopshteve dhe Mjedisit të Drejtorisë së Infrastrukturës të Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit”.  Zbukurimi me lule, përveçse nënvizon shenjtërinë e liturgjisë, është i pasur edhe me elementet simbolike të mesazhit të Pashkëve.

Dekorime me lule. Mesha e Pashkëve, 9 prill 2023
Dekorime me lule. Mesha e Pashkëve, 9 prill 2023

Lulet për të Dielën e Larit dhe Javën e Madhe

Në njoftimin për shtyp saktësohet se, me rastin e të Dielës së Larit, më 24 Mars, "degëzat e ullirit do të shpërndahen nga Shoqata Kombëtare e Qyteteve të Naftës, Rajoni i Sardenjës", koordinuar nga Antonio Balenzano, drejtor kombëtar i Shoqatës, ndërsa furnizimi me "Palmat Fenix”, dhuruar nga udha neokatekumenale, do të vijnë nga Zyra e Festimeve Liturgjike të Papës. Kujtohet se “nuk do të mungojnë as palmurelet, apo palmat e gërshetuara,  furnizuar nga  ndërmarrja e Errico Grazia, në Sanremo”.

"Drurët e ullirit pranë shtatoreve të shenjtorëve Pjetër dhe Pal, rrëzë oborrit të kishës dhe obeliskut, do të vendosen nga florovivaistika e hortikulturës Flora Olanda e Romës. Dekorimi me lule i Sheshit të Shën Pjetrit do të realizohet tërësisht nga punonjësit e Shërbimit të Kopshteve dhe Mjediseve vatikanase.

22 mars 2024, 14:23