Kërko

 Shën Françesku i Asizit Shën Françesku i Asizit

Reliket e Shën Françeskut dhe Shëna Ndout, në San Salvatore in Lauro

Shenjtërorja romake po jeton kohën e Kreshmëve në një mënyrë të veçantë duke mirëpritur fragmente të Varfanjakut dhe të Shenjtit portugez: do të ekspozohen nga 16 deri më 24 mars. Në prill, pas relikeve të Shën Françeskut, do të jetë radha e relikteve të Shëna Ndout të Padovës

R.SH. / Vatikan

Një ampulë që përmban fragmente të trupit të Shën Françeskut të Asizit dhe një relikuar i lashtë me zhgunin e Varfanjakut. Dy reliket e çmuara që vijnë nga Bazilika e Dymbëdhjetë Apostujve Shenjtën dhe Kisha e Shën Franceskut në Ripa, në Romë, do të ekspozohen në Shenjtëroren e Shën Shëlbuesit në Lauro, në Romë, nga 16 deri më 24 mars.

Meditim mbi  varrët e Krishtit, me Shën Françeskun

Me rastin e tetëqindvjetorit të varrëve të Françeskut, Pajtori i Italisë  u vu në qendër të një sërë nismash të planifikuara nga shenjtërorja, për të medituar mbi Mundimet e Krishtit në atmosferën e Javës së Madhe. Ushtrimet shpirtërore për popullin, siç thuhet në një njoftim për shtyp, do t'i predikojë studiuesi biblik, imzot Carmine Pellegrino çdo pasdite, nga data 17 deri më 20 mars, në orën 17.00, ndërsa në mbrëmje, imzot Daniele Belgiori do t'ua predikojë ushtrimet shpirtërore meshtarëve.

Programi

Pasditen e së premtes, 22 mars parashikohet ekzekutimi i Stabat Mater të  Giovanni Battista Pergolesi, i ndjekur më pas nga mesha solemne e kryesuar nga kardinali Gianfranco Ravasi.

Më 23 mars, përsëri në San Salvatore in Lauro, do të  vijojë përkujtimi mujor i Atë Piut, që do të përfundojë në orën 18.00 me meshën e kryesuar nga kardinali Mario Grech, sekretar i përgjithshëm i Sinodit. E fundit do të jetë Eukaristia e kremtuar nga Kardinali Angelo Comastri pasditen e së Dielës së Larit, pasuar nga përfundimi i nderimit të relikeve.

Reliket e Shëna Ndout të Padovës

Në shenjtëroren e San Salvatore, në Lauro, në Romë, në muajin prill, nga data 22 deri më 28, do të mbërrijnë edhe reliket e Shëna Ndout nga Bazilika e Padovës. Nismat përfaqësojnë një mënyrë për të festuar 200-vjetorin e shenjtërores dhe për t'u lutur për paqe me ndërmjetësimin e dy Shenjtorëve të mëdhenj.

16 mars 2024, 10:18