Kërko

apa Francesco  a Verona 18 maggio apa Francesco a Verona 18 maggio

Papa në Veronë: dioqeza shpall programin dhe metodat e pjesëmarrjes

E shtuna e 18 majit do të jetë një festë e madhe për Kishën e Veronës, në pragun e festës së Rrëshajëve, për takimin midis Papë Françeskut dhe qytetit të Veronës me temën "Drejtësia e paqja do të puthen", marrë nga Psalmi 85,11.

R.SH. - Vatikan

E shtuna e 18 majit të ardhshëm do të jetë një festë e madhe për Kishën e Veronës, në pragun e festës së Rrëshajëve, për takimin midis Papë Françeskut dhe qytetit të Veronës me temën "Drejtësia e paqja do të puthen", marrë nga Psalmi 85,11. Tre, çastet kryesore: pjesëmarrja në "Arenën e paqes 2024", vizita në burgun e Montorios e dreka me të ftuarit dhe Mesha në stadiumin Bentegodi.

Takimet e Atit të Shenjtë Bergoglio do të jenë më shumë se një. Dita do të fillojë me festën në Piazza San Zeno, për fëmijët dhe të rinjtë deri në klasën e tetë, shkollat ​​dhe shoqatat e fëmijëve: do të jetë gjithashtu edhe një momenti i mirëseardhjes për Atin e Shenjtë Françeskun. Në veçanti, për nxënësit e klasës së tetë ky takim do të jetë fillimi i “Festivalit të Kalimit” i cili do të zgjasë gjithë ditën.

Takimi i dytë për Papën do të jetë brenda Bazilikës së San Zenit me një moment dialogu dhe lutjeje, pranë eshtrave të shenjtit mbrojtës qiellor të Veronës. Ky takim është rezervuara për meshtarët, rregulltarët dhe rregulltare e jetës së kushtuar.

Prej aty është programuar transferimi në Arenën e Veronës për të marrë pjesë në aktivitetin "Arena e Paqes 2024" që do të zhvillohet në amfiteatrin e qytetit nga ora 09:00 deri në orën 13:00. Këtu janë veçanërisht të ftuar anëtarët e shoqatave të akredituar në tryezat e punës, të gjitha lëvizjet popullore italiane, nxënësit e shkollave të mesme të vitit të katërt dhe të pestë, studentë të universitetit, laikë të angazhuar dhe shoqata që veprojnë në terrorin e vendit.

Më pas, Papa do të zhvendoset në burgun e Montorios, për takimin me të burgosurit, policinë e burgjeve, familjet e tyre, kapelanët, vullnetarët dhe të gjithë ata që përbëjnë këtë botë në të cilën, siç nënvizohet nga ipeshkvi i Veronës, imzot Domenico Pompili në letra e parë baritore, “duket se mbretëron heshtja”, ndërsa në realitet shpeshherë lindin klithma, shpresa e lot, ndaj të cilave shoqëria hesht dhe tregohet indiferente.

Momenti qendror i ditës së Papës në Verona do të jetë Mesha e Rrëshajëve në stadiumin Bentegodi, të cilën Ati i Shenjtë do ta kryesojë në orën 16.00; Kremtimi i Eukaristisë do të paraprihet nga festivali i të rinjve me muzikë, reflektime, dëshmi, duke filluar nga ora 14.00.

Papa Françesku na sheh si "tokë udhëkryq popujsh, tokë dialogu, në të cilën mund të lulëzojë ballafaqimi e, veçanërisht në këto kohë të vështira, mund të lulëzojë paqja", ka thënë Ipeshkvi i Veronës, Domenico Pompili, duke shpjeguar kështu arsyen themelore që do ta nxisë Papën të vizitojë qytetin më 18 maj.

14 mars 2024, 12:58