Kërko

Il Papa durante il rito della Lavanda dei Piedi nella Casa Circondariale Minorile di Casal del Marmo, a Roma (2023) Il Papa durante il rito della Lavanda dei Piedi nella Casa Circondariale Minorile di Casal del Marmo, a Roma (2023)

Mesha e Papës të Enjten e Pashkëve në burgun e grave Rebibbia, në Romë

Prefektura e Shtëpisë Papnore njofton se më 28 mars, në orën 16:00, Papa do të shkojë privatisht në burgun e grave ‘Rebibbia’, në Romë, për të kremtuar Meshën e së Enjtes së Pashkëve në përkujtim të Darkës së Mbrame të Jezusit e për të takuar të burgosurit dhe operatorët e institucionit. Edhe në vitin 2015 Papa pati shkuar në "Kompleksin e Ri" të Rebibbia-s për të larë këmbët e dymbëdhjetë të burgosurve të kombësive të ndryshme.

R.SH. / Vatikan

“Më 28 mars, të Enjten e Madhe të Pashkëve, në orën 16:00, Ati i Shenjtë Françesku do të shkojë privatisht, në burgun e grave ‘Rebibbia’ në Romë, për të kremtuar Meshën në Cœna Domini (Darkën e Mbrame) me ritin e larjes së këmbëve. Gjithashtu, Ati i Shenjtë do të takohet me të burgosurit dhe operatorët e institucionit". Kështu njofton Prefektura e Shtëpisë Papnore, përmes një note të Sallës së Shtypit të Vatikanit.

Edhe një tjetër e Enjte e Madhe e Pashkëve e Papës në burg, për të kremtuar Meshën e Darkës së Mbrame të Jezusit me Apostuj, me të burgosurit e burgut Rebibbia, një nga më të mëdhenjtë në Evropë, me një prani të fortë grash nga vende të ndryshme.

06 mars 2024, 14:43