Ndërroi jetë kardinali gjerman Cordes, një nga "shpikësit" e DBR-së
R. SH. - Vatikan
Të bëhej mjek! Kjo ishte dëshira e tij. Por më pas mori përsipër një detyrë tjetër, edhe më të vëshirë. Vendosi të bëhej meshtar! E kështu i riu Paul Josef Cordes, me origjinë nga Kirchhundem, komunë e vogël në Gjermaninë perëndimore ku ai lindi në vitin 1934, mbylli librat e mjekësisë dhe hyri në seminarin e Paderborn. Si u shgurua meshtar në vitin 1961, shërbeu në famulli të ndryshme deri në vitin 1969, kur shkoi në Universitetin e Mainzit për të studiuar Dogmatikë. U diplomua në teologji, në vitin 1971 dhe një vit më vonë kardinali Döpfner, asokohe kryetar i ipeshkvijve gjermanë, e emëroi sekretar të komisionit baritor të konferencës ipeshkvnore. Në vitin 1975 nisi rrugën që, me vullnetin e Palit VI, do ta çonte në Paderborn si ipeshkëv-ndihmës.
Në shërbim të Papëve
Ishte viti 1980, kur mbërriti në Romë. Gjon Pali II i besoi rolin e zëvendëskryetarit të Këshillit Papnor për Laikët. Nisi kështu të kryejë detyra të ndryshme në Kurien Romake dhe në Qendrën Rinore Ndërkombëtare të Shën Lorencit, përuruar në ’83 e me rastin e Vitit të Shenjtë të Jashtëzakonshëm '83-'84 kontribuoi në për vënien në jetë të idesë për organizmin e DBR-së . Më 2 dhjetor 1995 ishte kryeipeshkëv e kryetar i Këshillit Papnor Cor unum. Ishin vite intensive të misioneve në pjesë të ndryshme të botës, fillimisht në emër të Gjon Palit II dhe më pas, të Benediktit XVI, i cili e krijoi atë kardinal në vitin 2007.
Më 7 tetor 2010 ishte kryetar nderi i Cor Unum".