Kërko

Cristo Risorto Cristo Risorto

Me sytë e të Ngjallurit

Aleluja! Krishti u Ngjall dhe na hapi udhën drejt jetës së amshuar! Kjo është dita e shëlbimit tonë! Vdekja u mund! Qengji i gjallë ngadhënjen. Aleluja.

R.SH. / Vatikan

Kjo është dita e shëlbimit tonë! Vdekja u mund! Qengji i gjallë ngadhënjen.

Aleluja. Aleluja!

Sot Krishti u Ngjall dhe na hapi udhën drejt jetës së amshuar!

Nga fundi i varrit, si nga ujtë e pagëzimit,

shpëtimi lulëzoi për ne.

Jeta e re është larg honit,

larg humnerës së mëkatit,

larg kalbësirës së vdekjes…

Bijtë e Zotit rilindën

për të mos vdekur kurrë më!

"Këtë bëri Zoti, një mrekulli para syve tanë!"

Por, kush kaloi me Krishtin nga vdekja në jetë,

jetën e sheh me sy të rinj,

si sytë e Gjonit, dishepullit:

sy qiellit, të aftë për të pa në tokën

mbështjellë në retë e zeza të vdekjes

shenjat e ndritshme të jetës së ringjallur.

Varri është bosh, guri, i flakur tutje!

 Pëlhurat e mortjes mbështjellë me kujdes...

Në një skaj, për kujtim…

Dishepulli i dashur «pa dhe besoi»!

Po çfarë janë Pashkët, nëse jo  "soditje amshimi"?

Nga shikimi me sytë e trupit,

deri te soditja me sytë e Shpirtit.

Nëse në Ungjill dishepujt nuk e takojnë ende të Ngjallurin,

kjo ndodh

sepse dhurata e parë e vërtetë e Pashkëve

është besimi që vjen nga zemra e tyre,

ashtu si nga zemrat tona:

aftësia për ta kuptuar historinë

përtej asaj që duket:

për ta parë me sytë e të Ngjallurit,

e për të qenë pjesëmarrës në lavdinë e tij,

jo dikur, por tani!

31 mars 2024, 12:48