Kard. José Tolentino Mendonça: Heshtja flet vetë..
«Heshtja juaj le të jetë e tillë/që .../"Shumë herë Zoti /dëshiron të hyjë në shtëpinë tonë /kur s’jemi brenda"./ «A doni të dini si lutem, kur lutem? "Të adhurosh/domethënë ta befasosh Zotin/në thërrimet më të vogla"./Vera/ia mëson të njëjtën lutje:/lulëkuqes dhe murgut!
R.SH. / Vatikan
Vargje nga José Tolentino Mendonça - kardinal, teolog e poet, të frymëzuara nga poezia japoneze, pas një shtegtimi në atdheun e tyre.
Heshtja flet vetë..
«Heshtja juaj le të jetë e tillë
që as të mendojë
nuk mund të mendojë».
Bëjini njerëzit të thonë:
urdhër paradoksal,
heshtja flet vetë;
nuk e di
as nuk e them
a gjindet diku tjetër një e mirë kaq e madhe?
“Sot retë duken
si murgjit që pijnë çaj
në heshtje”.
"Shumë herë Zoti
dëshiron të hyjë në shtëpinë tonë
kur s’jemi brenda".
«A doni të dini si lutem, kur lutem?
"Të adhurosh
domethënë ta befasosh Zotin
në thërrimet më të vogla".
Vera
ia mëson të njëjtën lutje:
lulëkuqes dhe murgut!
09 mars 2024, 11:44