Kërko

L'aula magna della Pontificia Università Lateranense dove si terrà la seconda giornata dei lavori del Forum della PATH L'aula magna della Pontificia Università Lateranense dove si terrà la seconda giornata dei lavori del Forum della PATH

Akademia Papnore e Teologjisë, Forumi XII ndërkombëtar në Romë

Në datat 7 dhe 8 mars, dy ditë diskutim në Universitetin Lumsa dhe Lateranense, me temë: “Çfarë racionaliteti për besimtarët e shekullit XXI?”. Të pranishëm, akademikë, teologë dhe personalitete nga bota e shkencës dhe e kulturës

R.SH. / Vatikan

Forumi XII Ndërkombëtar i Akademisë Papnore të Teologjisë (PATH) do të mbahet në Romë më 7 dhe 8 mars 2024. Akademikë, teologë dhe personalitete nga bota e shkencës dhe e kulturës do të diskutojnë rreth temës “Çfarë racionaliteti për besimtarët në shekullin XXI? Nga Fides et ratio në Veritatis gaudium. Feja dhe arsyeja, 1700 vjet pas Nikesë”. Takimi, që përsëritet çdo dy vjet, që nga viti 2002, është rast i çmuar diskutimi për anëtarët e akademisë dhe për të gjithë ata që duan të thellohen në aspektet teologjike dhe fetare.

Ndërdisiplinariteti i njohurive

“Në Ad theologiam promovendam - shpjegon Kryetari i Akademisë Papnore të Teologjisë, Imzot Antonio Staglianò - Papa Françesku nxit transdisiplinaritetin e dijes: është angazhim, të cilit nuk mund t’i shmangemi dhe që duhet ta përballojmë si teologë, në shërbim të gëzimit të Ungjillit”. Mbi temën e zgjedhur për këtë takim të Forumit, Imzot Staglianò shton: “Feja e krishterë jetohet brenda kushteve historiko-kulturore të çdo kohe “për t’u dhënë shpresë' të gjithëve. Dialogos, diskutimi, arsyetimi apo edhe fjala që flet “përmes” fjalimeve dhe diskutimeve të shumta të botës së sotme, imponohet. Prej këndej, pyetja: cila është arsyeja e katolikëve të shekullit të 21-të, që synojnë ta marrin seriozisht qëllimin e Ungjillit për të gjithë?”

Punimet në Lumsa-s e Lateranense-s

Dita e parë e studimit do të mbahet të enjten, më 7 mars, në Sallën Jubilare të Universitetit Lumsa, duke nisur nga ora 9:00. Pas paraqitjes së Forumit nga At Giuseppe Marco Salvati, prelat-sekretar i Akademisë Papnore, do të flasë presidenti, që do të prekë temën "Teologjia, si teologji teozofike për dialog të gjithanshëm”. Puna e mëngjesit do të vijojë me fjalën e ministrit të Kulturës, Gennaro Sangiuliano, titulluar "Politika ndërmjet vlerave dhe lirive personale" dhe të Giuseppe Tanzella-Nitti-t, me "Përmasa kontekstuale dhe ndërdisiplinore e teologjisë".

Në Sesionin e pasdites, drejtuar nga Imzot Ignazio Sanna, Pro-Rektor i PATH, do të ketë ndërhyrje nga Ilaria Morali, e cila do t'i përgjigjet pyetjes "Çfarë mësimi për misionin?" si dhe nga Paolo Benanti, me një raport të titulluar: “Algoretika: sfidat e inteligjencës artificiale”. Dita do të mbyllet me fjlën e Paul van Geest kushtuar temës: "Homo Economicus sfidon urtësinë teologjike".

Të premten, më 8 mars, në orën 9.00 do të rifillojë puna në Sallën Pali VI të Universitetit Papnor Lateranens (PUL). Sesioni i mëngjesit - i drejtuar nga Riccardo Ferri, Prorektor i PUL - do të hapet me fjalimin e Giulio Maspero, me temë: "Nga ontologjia e Nicesë, në ontologjinë Trinitare".

Do të pasohet nga bisedat e Antonio Ereditato mbi "Fizikën kuantike dhe realitetin e botës" dhe të Cecilia Costa-s, mbi temën "Për fermentimin e të gjithë njohurive" (Veritatis gaudium, 4.c): sociologjia dhe teologjia në dialog”.

Forumi do të përfundojë në orën 12.30 me konkluzionet e Presidentit Imzot Antonio Staglianò.

04 mars 2024, 15:45