Kërko

Emigrant Emigrant

“Zoti ecën me popullin e vet”: kjo, tema e Ditës Botërore të Refugjatit 2024

Dikasteri vatikanas për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor njoftoi temën e edicionit të 110-të të Ditës Botërore të Refugjatit, që do të kremtohet më 29 shtator: "Mesazhi do të përqendrohet në përmasën endacake të Kishës, me një vështrim të veçantë për migrantët, ikonë bashkëkohore e Kishës në ecje"

R.SH. – Vatikan

 “Zoti ecën me popullin e vet”: kjo është tema e zgjedhur për Ditën e 110-të Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve, e cila do të kremtohet të dielën, më 29 shtator 2024. Njoftimin e jep Dikasteri për Promovimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, duke shpjeguar se “Mesazhi do të përqendrohet në përmasën endacake të Kishës, me një vështrim të veçantë për vëllezërit dhe motrat migrante, ikona bashkëkohore të Kishës në ecje”.

"Është udhëtim, që duhet bërë në mënyrë sinodale, për të arritur së bashku në atdheun e vërtetë, duke kapërcyer çdo pengesë dhe kërcënim - lexohet në notën e Sallës së Shtypit të Vatikanit. – Gjatë udhëtimit, kudo të jemi, themelore është ta kuptojmë se Zoti është i pranishëm dhe ecën me popullin e vet, duke i siguruar udhëheqjen dhe mbrojtjen në çdo hap; por është po aq themelore të shohim praninë e Hyjit, Emanuelit, Zotit-me-ne, në çdo migrant, që troket në derën e zemrës sonë dhe kërkon një takim”.

22 shkurt 2024, 13:18