Kërko

Vdekja e Paoluccit: Papa, dashuronjës bujar dhe kompetent i artit

Në një telegram, Papa Françesku kujton figurën e ish-drejtorit të Muzeve të Vatikanit, i cili vdiq në Firence në moshën 84-vjeçare dhe ishte ndër studiuesit më të vlerësuar në Itali dhe në botë

R.SH. - Vatikan

Një shërbim "bujar dhe kompetent" për Muzetë e Vatikanit, i kryer nga një "dashuronjës i vlerësuar i artit". Në një telegram ngushëllimi të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Parolin, Papa Françesku e përshkruan me këto fjalë figurën e Antonio Paoluccit, i cili u nda nga jeta pardje në Firence në moshën 84-vjeçare, një nga figurat më të njohura në Itali dhe jashtë vendit në fushën e artit, i cili për gati dhjetë vjet ka qenë drejtor i Muzeut të Vatikanit nga nëntori 2007 deri në korrik 2016.

Vdekja e Antonio Paolucci krijon një boshllëk të madh në fushën e kulturës. Ai qe një njohës i thellë i historisë së artit, një muzeolog me famë botërore, ishte i mrekullueshëm për qartësinë e kristaltë të mendimit të tij. Të gjithë e mbajnë mend humanitetin e tij të madh dhe aftësinë për të komunikuar mendime shumë të larta dhe koncepte komplekse të artit, duke i bërë ato të kuptueshme për të gjithë.

06 shkurt 2024, 14:51