Ratzinger në librin-intervistë të Papës Françeskut: 'Flisnim për gjithçka lirisht'
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku do të botojë një libër intervistash kushtuar Benediktit XVI, në të cilin kujton marrëdhëniet e tij me Papën e Nderit. Vëllimi, me titull, 'El sucesor. Mis recuerdos de Benedicto XVI'. (''Pasardhësi. Kujtimet e mia për Benediktin XVI''), do të publikohet më 3 prill. ''Benedikti dhe unë kishim lidhje shumë të thellë, ndaj dëshiroj që kjo të dihet e dua edhe që të dihet pa ndërmjetës. Ishte burrë, që pati guximin të jepte dorëheqjen dhe, që atëherë, të vazhdojë ta shoqërojë Kishën dhe Pasardhësin e saj” - kujton Papa Françesku.
Papa argjentinas u përgjigjet pyetjeve të vatikanistit spanjoll, Javier Martinez-Brocal. ''Nganjëherë e prekja unë ndonjë argument, herë tjetër e këtë e bënte Benedikti”. “Jam i shqetësuar për këtë problem” - i thoshte njëri - tjetrit. E flisnim për gjithçka - kujton Papa - krejtësisht lirshëm. Kur hasja ndonjë vështirësi, ai përgjigjej: “Epo, duhet pasur parasysh dhe një element tjetër”. E kështu e zgjeronte gjithnjë perspektivën. Nga që e kishte aftësinë ta zgjeronte, për të më ndihmuar të marr një vendim të mirë. S’ tha kurrë: "Nuk jam dakord". Kujtoj se në vend të kësaj fjale, thoshte: 'Kjo është mirë. Por duhet të kemi parasysh edhe këtë elementin tjetër...'. E zgjeronte perspektivën, zgjeronte gjithnjë''.