Paraqitja e veprës poetike “Të huaj përmbi dhe” të kardinalit de Mendonça
R.SH. / Vatikan
Quhet “Estranei alla terra” – “Të huaj përmbi dhe” vëllimi që përmbledh Strada bianca(Udha e bardhë-2005) dhe Teoria della frontier(Teoria e kufirit- 2017), dy nga librat më të rëndësishëm me poezi të kardinalit José Tolentino Mendonça, prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Kulturën dhe Arsimin.
Vëllimi, i botuar nga shtëpia botuese Crocetti, do të paraqitet në Milano të hënën, më 12 shkurt, në orën 18, në Sallën Piu XI të Universitetit Katolik të Zemrës së Krishtit. Po botojmë një nga poezitë, titulluar Engjëjt e Zotit, kushtuar emigrantëve klandestinë, që vijojnë të shtegtojnë pa cak e pa strehë nëpër viset e një bote tepër pak mikpritëse, duke u munduar të kapërcejnë detet, që shpesh shndërrohen në varreza!
Engjëjt e Zotit…
Engjëjt e Zotit do të jenë gjithmonë klandestinë…
Mbushin autobusët e parë për në qendër,
lexojnë gazetat falas,
presin të hapet sërish deti,
në një dhomë me qira në periferitë
ku supermarketet nuk quhen Conad e Rinascente
por Lidl ose Discount…
E lehtë ta dallosh fytyrën e tyre transparente
pse hyjnë e dalin në vetmi [...]
Në sheshet e mëdha të Evropës kudo që të shkosh
e njëjta fytyrë pas ekraneve prej xhami të policisë.
Një lloj fantazme
e pandarë, shumë përtej kufijve
edhe nëse në ditët e sotme eksodi kërkon një grumbull dokumentesh.
Të gjitha tekstet komplotojnë kundër materialitetit të trupit
prandaj ka nga ata që besojnë në ringjalljen e tij.
(Fragment shkëputur nga “Klandestinët”, f. 45)