Kërko

Papa zgjedh temën për ditën e gjyshërve: "Mos më braktis në pleqëri"

Dita e katërt botërore e gjyshërve dhe të moshuarve do të festohet të dielën më 28 korrik 2024. Tema e zgjedhur nga Papa është "Mos më lësho dore në pleqëri" (shih Ps 71.9), e "synon të nënvizojë se sa vetmia është, për fat të keq, shoqëruesi i hidhur në jetën e shumë të moshuarve që shpesh janë viktima të kulturës së flakjes e harresës”

R.SH. / Vatikan

Dita e katërt botërore e gjyshërve dhe të moshuarve do të festohet të dielën më 28 korrik 2024. Tema e zgjedhur nga Papa është "Mos më lësho dore në pleqëri" (shih Ps 71.9), e "synon të nënvizojë se sa vetmia është, për fat të keq, shoqëruesi i hidhur në jetën e shumë të moshuarve që shpesh janë viktima të kulturës së flakjes e harresës”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të Vatikaniz.

Në këtë drejtim, Prefekti i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Laikët, Familjen dhe Jetën, Kardinali Kevin Farrell, pohoi: "Unë jam thellësisht mirënjohës ndaj Atit të Shenjtë që e zgjodhi si temë të Ditës së IV-të Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve vargun e Psalmit 71: 'Mos më lësho dore në pleqëri', sepse sikur na kujton 'lutja e një të moshuari', vetmia është një realitet fatkeqësisht i përhapur, i cili shpesh prek shumë të moshuar, janë viktima të kulturës së hedhjes e harresës dhe konsiderohen si një barrë për shoqërinë.

Përballë këtij realiteti, familjet dhe komunitetet kishtare janë thirrura të jenë në krye të promovimit një kulturë të afërsisë dhe takimit, për të krijuar, kështu, hapësira për bashkëndarje, për dëgjim, për të ofruar mbështetje dhe dashuri: kështu e mishërojmë dashurinë ungjillore”, nënvizon kardinali Farrell.

15 shkurt 2024, 13:19