Kërko

2024.02.07 L'intervista del Papa alla rivista Credere 2024.02.07 L'intervista del Papa alla rivista Credere

Papa: "Zemra e dokumentit Fiducia supplicans është mirëpritja"

“Askush nuk shkandullohet nëse i jap bekimin tim një sipërmarrësi që ndoshta shfrytëzon njerëzit – pohon në një intervistë Papa - Ndërsa gjithkush shkandullohet nëse ia jap një homoseksuali

R.SH. / Vatikan

“Askush nuk shkandullohet nëse i jap bekimin tim një sipërmarrësi, që ndoshta shfrytëzon njerëzit: e ky është mëkat shumë i rëndë. Ndërsa gjithkush shkandullohet nëse ia jap një homoseksuali. E kjo është hipokrizi! Thelbi i dokumentit është mikpritja”.

Kështu shprehet Papa në një intervistë dhënë më 07. 02. 2024 së përjavshmes italiane "Credere" - periodike e Grupit Botues San Paolo, dhjetë vjet pas themelimit. I përgjigjet, kështu, një pyetjeje mbi polemikat e fundit që nisën pas deklaratës Fiducia Supplicans. I intervistuar nga drejtori i gazetës, Don Vincenzo Vitale, Papa Françesku – në një nga numrat e fundit në stendat e gazetave - rishikon vitet e papnisë së tij. “Ka përvoja baritore që u flasin njerëzve të thjeshtë” - shprehet - “Por ka edhe realitete të ‘sofistikuara’, që nuk vlejnë, lëvizje që janë paksa ‘të hollësishme’ dhe që tentojnë të formojnë një ‘ekclesiola’, të njerëzve, të cilët ndjehen superiorë” - pohon.

Intervista përqendrohet edhe tek roli i gruas në Kishë: “Është e rëndësishme t’u japësh grave punë në Kurie” - shpjegon Papa - “Në kurien romake tani nuk mungojnë gratë, që disa detyra  i kryejnë në njëfarë mënyre më mirë se ne burrat”.

“Kisha qeveriset me kokë, jo me këmbë”, pohon duke kujtuar gjendjen e tij shëndetësore. Së fundi, Françesku dëshiron një kishë më të aftë, për të qenë më pranë njerëzve: “Kur merrem me administrimin, bëj atë që duhet të bëj... por kur jam me njerëzit, është diçka tjetër. Njerëzit vuajnë shumë: ne, klerikët, ndonjëherë jetojmë në rehati, ndërsa duhet t’i shohim më nga afër punën e vuajtjet e njerëzve”.

12 shkurt 2024, 11:08