Kërko

 Raccolta Banco Farmaceutico Raccolta Banco Farmaceutico

Papa promovon mbledhjen e barnave nga Banka Farmaceutike

Papa: ftoj të gjithë të shkojnë në farmaci dhe të dhurojnë një ilaç për të ndihmuar organizatat bamirëse dhe sociale që ofrojnë kurime falas për njerëzit që janë në kushte të varfërisë shëndetësore.

R.SH. / Vatikan

"Këtyre ditëve zhvillohet Dita e 24-të e Mbledhjes së Ilaçeve nga Banka Farmaceutike. Ftoj të gjithë të shkojnë në farmaci dhe të dhurojnë një ilaç për të ndihmuar organizatat bamirëse dhe sociale që ofrojnë kurime falas për njerëzit që janë në kushte të varfërisë shëndetësore". Kështu shkruan Papa në platformën sociale X.

Po kujtojmë se nga data 6 deri më 12 shkurt 2024, Dita e 24-të e Mbledhjes së Ilaçeve nga Banka Farmaceutike mbahet në të gjithë Italinë. Kush dëshiron mund të marrë pjesë duke shkuar në një nga 5000 farmacitë pjesëmarrëse në këtë nismë, ku mundësohet blerja e një ose më shumë ilaçeve pa recetë për ata persona të sëmurë që kanë më shumë nevojë.

Mbledhja e ilaçeve mbulon të gjitha kategoritë e produkteve pa recetë: barna për çrregullime gastrointestinale, antimykotikë topikalë, antibiotikë, antiseptikë dhe dezinfektues, antipiretikë, ilaçe kundër kollës, antihistamina për përdorim oral, dekongestantë të hundës, anestetikë lokalë dhe lloje të tjera.

07 shkurt 2024, 13:04