Pa urrejtje e pa frikë, vepër e re nga Maupal mbi Mesazhin kreshmor të Papës
R.SH. - Vatikan
Papa, që shikon nga një vrimë përgjatë një teli me gjemba dhe zgjat dorën për të ndihmuar një burrë dhe një grua të shpëtojnë nga burgu i "urrejtjes" dhe "i frikës". Është ilustrimi i ri, simbolik nga artisti i rrugës Maupal, Mauro Pallotta, publikuar nga Dikasteri për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor. Pamjet e artistit të mirënjohur, të famshëm për pikturat murale kushtuar Papës në rrethinat e Vatikanit, shoqërojnë Mesazhin e Papës Françesku për Kreshmët 2024 - deri për Pashkë.
Në mesazhin e tij për vitin 2024, Françesku pranon se njerëzimi i sotëm ka arritur "nivele të zhvillimit shkencor, teknik, kulturor dhe ligjor të afta për të garantuar një jetë të lumtur…
Mesazhi i Papës për Kreshmët e këtij viti, i paraqitur më 1 shkurt, ka si temë: "Nëpër shkretëtirë Zoti na prin drejt lirisë". Frymëzohet nga një fragment i Librit të Daljes: "Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxora nga vendi i Egjiptit, nga gjendja e skllavërisë" (Dalja 20.1-17).
Liria është tema qendrore e kësaj vepre të dytë të Maupal. "Heksodi i Kreshmës” - shpjegon në një shënim të shkurtër Dikasteri i udhëhequr nga kardinali Michael Czerny - na ndihmon të çlirohemi nga skllavëria. Zoti mbështet shpresën tonë - nëpërmjet një udhëtimi kishtar, komunitar dhe personal pendese - për të na drejtuar drejt tokës së premtuar, që Ai dëshiron të na japë".