Kërko

Cardeal José Tolentino Mendonça Cardeal José Tolentino Mendonça

Kardinal Mendonça, Lutje Zojës: Mari, na mëso

Kard. José Tolentino Mendonça: Mari, na mëso…/Ç’ do të thotë të jesh shtatzënë me Zotin.../Mësona këtë art madhështor/e të arritshëm/për të lindur hyjnoren,/e për ta zgjuar Atë ngadalë në çdo zemër/si dritë të nevojshme,/…Na mëso ta përqafojmë me shpresë/ligështinë e të tjerëve dhe tonën./Të çlirohemi nga idealizimet/e sidomos, nga mashtrimet./Na mëso besnikërinë ndaj të Gjithëpushtetshmit, /domethënë, kujdesin për të brishtin…/E mësona se udhëtimet e mëdha/ varen nga hapat e vegjël…

R.SH. / Vatikan

Nga Kard. José Tolentino Mendonça:

Mari, na mëso…

Ç’ do të thotë të jesh shtatzënë me Zotin...

Mësona këtë art madhështor

e të arritshëm

për të lindur hyjnoren,

e për ta zgjuar Atë ngadalë në çdo zemër

si dritë të nevojshme,

kur nata nxin

e boshllëku bëhet gjithnjë më i rëndë…

Na mëso ta përqafojmë me shpresë

ligështinë e të tjerëve dhe tonën.

Të çlirohemi nga idealizimet

e sidomos, nga mashtrimet.

Na mëso besnikërinë ndaj të Gjithëpushtetshmit,

domethënë, kujdesin për të brishtin…

E mësona se udhëtimet e mëdha

varen nga hapat e vegjël….

Na mëso të zbulojmë brenda vetes

aftësinë për të shumëfishuar gëzimin;

për të ndërmjetësuar shpresën

për të hapur shtigje të reja;

e për fillime të reja.

11 shkurt 2024, 15:49