Kërko

Sua Santita' Tawadros II, Patriarca Copto Ortodosso di Alessandria con Papa Francesco, 2023.05.11 Sua Santita' Tawadros II, Patriarca Copto Ortodosso di Alessandria con Papa Francesco, 2023.05.11

Lutje ekumenike më 15 shkurt në Vatikan në kujtim të 21 martirëve koptë

Ceremonia, e cila do të kryesohet nga Kardinali Koch pasditen e 15 shkurtit, organizohet nga Dikasteri i Vatikanit për Unitetin e të Krishterëve një vit pas përkujtimit të parë në Kishën Katolike të martirëve të vrarë më 2015 në Izmir nga Shteti i vetëquajtur islamik

R.SH. / Vatikan

Kanë kaluar nëntë vjet që nga 15 shkurti i vitit 2015 kur, në një nga episodet më mizore të provokuar nga egërsia e Shtetit të vetëquajtur islamik, 20 egjiptianë dhe një ganezë që punonin në Libi u masakruan në plazhin e Izmirit. Vdekja e tyre e guximshme shënoi thellësisht jetën e Kishës kopte e më gjerë dhe më 11 maj të vitit të kaluar në Vatikan - gjatë një takimi dhe një momenti lutjeje të përbashkët me Kreun e Kishës Ortodokse Kopte të Aleksandrisë Tawadros – Papa Françesku njoftoi se 21 të krishterët e vrarëve do të ishin përfshirë në Martirologun e Kishës Romake si një shenjë e bashkimit shpirtëror. "Ata janë shenjtorët tanë, shenjtorët e të gjithë të krishterëve, shenjtorët e të gjitha konfesioneve dhe traditave. Këta martirë u pagëzuan jo vetëm me ujë dhe në Shpirt, por edhe me gjak, me një gjak që është farëë e unitetit për të gjithë ndjekësit e Krishtit" pati deklaruar me atë rast Papa.

Lutja ekumenike

Më 15 shkurt, me rastin e përkujtimit të tyre të parë në Kishën Katolike, Kapela e Korit të Bazilikës së Shën Pjetrit do të organizojë një lutje ekumenike në orën 17:00, organizuar nga Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Promovimin e Unitetit të të Krishterëve e cila do të kryesohet nga Prefekti Kardinali Kurt Koch. me pjesëmarrjen e një kori kopt. Reliket e martirëve koptë të ofruara nga Tawadros për Françeskun do të ekspozohen për nderim në Bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan.

Dokumentari në Filmoteca

Në vijim të kësaj ditenë Filmotekën e Vatikanit do të shfaqet "Të 21: forca e fesë", dokumentari i realizuar në vendlindjen e martirëve me patronatin e Patriarkut të Kishës Ortodokse Kopte.

13 shkurt 2024, 15:39