Kërko

 Eucarestia Eucarestia

Kulti Hyjnor, plenaria e Dikasterit të Vatikanit mbi sfidat dhe mundësitë e formimit liturgjik

Asambleja e Dikasterit të Vatikanit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve nga data 6 deri më 9 shkurt mbi formimin liturgjik. 60 vjet pas shpalljes së Kushtetutës Apostolike "Sacrosanctum Concilium", dëshiron të hapë rrugë praktike mbi bazën e letrës apostolike “Desiderio desideravi”, duke sugjeruar përpunimin e projekteve baritore në dioqeza

R.SH. / Vatikan

Asambleja plenare e Dikasterit të Vatikanit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, e mbledhur nga 6 deri më 9 shkurt, me rreth 1000 pjesëmarrës nga 60 vende të ndryshme të botës, në të cilën do të analizojë sfidat dhe mundësitë, që ka Kisha e sotme. Tema rreth së cilës do të diskutojnë Anëtarët e Dikasterit vatikanas, së bashku me disa këshilltarë, është “Euntes parate nobis Pascha” “Shkoni e bëni gati Pashkën" (Lk 22,8), kurse formimi liturgjik për meshtarë të shuguruar dhe besimtarë laikë.

Drejt projekteve në dioqezat

Synimi i seancës plenare është të gjejë udhë praktike për të ecur në drejtimet që përmbahen në Letrën Apostolike Desiderio desideravi të datës 29 qershor 2022, ku Papa Françesku, mes tjerash, pohon: “Mosmirëpritja e reformës, si dhe kuptimi sipërfaqësor i saj, na largon nga angazhimi për të gjetur përgjigjet e pyetjes që po e ripërsëris: si të rritemi në aftësinë për ta jetuar plotësisht aksionin liturgjik? Si mund të vazhdojmë të mahnitemi nga ajo që ndodh në kremtim para syve tanë? Ne kemi nevojë për formim liturgjik serioz dhe jetik”.

Takimi do të synojë jo vetëm të nënvizojë rëndësinë e formimit liturgjik, por edhe t'u japë ipeshkvijve këshilla praktike për zhvillimin e projekteve baritore në dioqezat e tyre, që të mund t’i vënë në jetë porositë e dokumentit papnor.

Programi i plenares

Punimet do të hapen me përshëndetjen dhe fjalën e prefektit të dikasterit të Selisë së Shenjtë për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, kardinalit Arthur Roche dhe me paraqitjen e sekretarit, kryeipeshkvit Vittorio Francesco Viola. Diskutimi do të përqendrohet rreth tre raporteve, titulluar: “Formimi liturgjik nga Sacrosanctum Concilium tek Desiderio desiravi”; “Mistagogë për popullin e Zotit: çfarë formimi liturgjik për shërbëtorët e shuguruar? Një përvojë: formimi teologjik në Seminarin Mount Angel” dhe “Liturgjia është burimi i parë dhe i domosdoshëm nga i cili besimtarët mund të thithin frymën e vërtetë të krishterë.

Do të ketë edhe kurse  formimi liturgjik për popullin e Zotit - të cilat do të pasohen nga çaste reflektimi, lutjeje dhe diskutimi në asamblenë e përgjithshme dhe në grup. Plenaria e Dikasterit të Vatikanit për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve do të jetë edhe rast kremtimi e bashkimi liturgjik, me liturgjinë e orëve dheMeshën, kryesuar nga disa anëtarë të Dikasterit të Vatikanit.

05 shkurt 2024, 16:13