Kërko

 "Deposizione": Caravaggio (© Musei Vaticani) "Deposizione": Caravaggio (© Musei Vaticani) 

Kreshmë në Muzetë e Vatikanit, vizitë e veçantë e veprave kushtuar Mundimeve e Ngjalljes

Duke filluar nga 17 shkurti, Muzetë e Papës do të ofrojnë një turne tematike me prijës për gjashtë të shtuna radhazi, që i njeh vizitorët me veprat dhe artistët e koleksioneve të Vatikanit, të cilët kanë pasqyruar, në shekuj, episodet e Mundimeve dhe të Ringjalljes së Zotit.

R. SH. - Vatikan

Duke nisur nga data 17 shkurt, me rastin e kohës liturgjike të Kreshmëve,   Muzetë e Papës propozojnë për gjashtë të shtuna me radhë, një vizitë të veçantë, të udhëhequr gjatë një itinerari tematik, që i njeh vizitorët me veprat dhe artistët e koleksioneve të Vatikanit, të cilët realizuan në rrjedhë shekujsh episode nga  Mundimet dhe Ngjallja e Zotit.

Itinerari i muzeut kalon përmes përshkrimeve të ngjarjeve qendrore të jetës së Jezusit, nga sarkofagët e të krishterëve të parë, të zbukuruar me pamje të vdekjes dhe ringjalljes, te kryeveprat që ruhen në Galerinë e Arteve të Vatikanit: para së gjithash Deposizione (Zbritja e Krishti nga kryqi) nga Caravaggio, me realizimin e admirueshëm të trupit të gjallë të Krishtit të vdekur. Më pas do të jetë radha e Galerive të Epërme e, më në fund,  faza e mbrame e këtij "udhëtimi" të veçantë, historik, artistik dhe shpirtëror, do të jetë natyrshëm Kapela Sikstine me ngadhënjimin e shpresës së krishterë, që shkëlqen në Gjyqin e Mbram të Mikelanxhelos. .

Përvojë e një vizite, e mundur për të gjithë, madje edhe për familjet me fëmijë (mosha e rekomanduar 6+). Mund të marrin pjesë në vizita të udhëhequra - në italisht ose anglisht - edhe persona me aftësi të kufizuara shqisore, motorike dhe intelektuale.

12 shkurt 2024, 16:18