Kërko

Fiori e candele per Alexei Navalny Fiori e candele per Alexei Navalny

Kardinali Parolin: vdekja e Navalny na çudit dhe mbush me dhimbje

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinal Parolin pas Meshës në Kishën e Jezusit në Romë me rastin e 106-vjetorit të Rivendosjes së Shtetit të Lituanisë, komentoi vdekjen e disidentit rus: "Mendova se çështja do të zgjidhej ndryshe".

R.SH. - Vatikan

Lajmi për vdekjen e Alexey Navalny, disidentit rus dhe një prej kundërshtarëve kryesorë të Presidentit Vladimir Putin, i cili vdiq dje në moshën 47-vjeçare në Koloninë e burgut Arktik IK-3, ku ishte burgosur që nga viti 2021 dhe vuante masën e dënimit prej 19 vitesh,është “e habitshme” dhe “mbush me dhimbje”. Kështu tha Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinal Pietro Parolin, i cili shprehu ndjenjat e Selisë së Shenjtë, pas Meshës që kryesoi në Kishën e Jezusit në Romë me rastin e përkujtimit të 106-vjetorit të Rivendosjes së Shtetit të Lituanisë.

Deklaratat e kardinalit

“E pashë në lajme, çfarë të them? Më vjen shumë keq, mendova se kjo çështje mund të ishte zgjidhur ndryshe. Po ky lajm na habit dhe na mbush me dhimbje”, u tha kardinali Parolin gazetarëve jashtë Kishës së Emrit të Shenjtë të Jezusit., në Romë. I pyetur nëse kjo ngjarje ndryshon qëndrimin e Selisë së Shenjtë ndaj Rusisë, kardinali Parolin u përgjigj: “Është e parakohshme të thuash këto gjëra... Sapo kemi mësuar lajmin”.

Nevoja për paqe

Më pas, duke kremtuar Meshën në prani të disa ambasadorëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, gjatë predikimit kardinali Parolin kërkoi të lutemi "për kauzën e paqes": "Sa shumë kemi nevojë për paqen: në Evropë, në Lindjen e Mesme dhe në shumë vise të tjera të botës!”, tha ai. “ Ndjejnë nevojën jetike edhe për popujt baltik, të cilët para nesh perëndimorët e perceptuan goditjen kërcënuese të erërave të një lufte që do të godiste popullin ukrainas”. “Si besimtarë që thërrasin në ndihmë emrin e Jezusit, nuk duhet të ndalojmë së besuari se mrekullia e paqes është e mundur”, shtoi kardinali Parolin, duke cituar fjalët e ripohuara vazhdimisht nga Papa Françesku: “Lufta është gjithmonë një disfatë për njerëzimin”.

17 shkurt 2024, 22:02