Kërko

Quaresima Quaresima

Kardinalit Tolentino de Mendonç: a mund të bëhet hiri - zjarr?

Kreshmët përkojnë me fillimin e pranverës. Ndonëse me ndrojtje, duket sikur natyra po e kapërcen përgjumjen e dimrit. E ne nisim të shohim shenjat e para të lulëzimit. Është e jashtëzakonshme të mendosh për vitalitetin që i shtyn trungjet e zhveshura të vënë bast për rikthimin në stinën e gjetheve dhe të luleve! Ne mësojmë shumë për jetën tonë, duke parë, për shembull, pemët. Ata të kujtojnë një frazë të njohur të stilistit italian Bruno Munari: "Pema është farë, që rritet ngadalë dhe në heshtje

R.SH. / Vatikan

​Botojmë tekstin e Kardinalit José Tolentino de Mendonça, prefektit të Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Kulturën dhe Arsimin, kushtuar rrugës që nisëm kreshmore më 14 shkurt e do ta vazhdojmë dyzet ditë me radhë, derisa të Ngjallja e Krishtit, në festën e Pashkës, shoqëruar nga shpërthimi i luleve të pranverës!

Kreshmët përkojnë me fillimin e pranverës. Ndonëse me ndrojtje, duket sikur natyra po e kapërcen përgjumjen e dimrit. E ne nisim të shohim shenjat e para të lulëzimit. Është e jashtëzakonshme të mendosh për vitalitetin që i shtyn trungjet e zhveshura të vënë bast për rikthimin në stinën e gjetheve dhe të luleve! Ne mësojmë shumë për jetën tonë, duke parë, për shembull, pemët. Ata të kujtojnë një frazë të njohur të stilistit italian Bruno Munari: "Pema është farë, që rritet ngadalë dhe në heshtje".

Kreshmët janë kohë simbolike. Ta thotë vetë emri, që rrjedh nga fjala Dyzet: dyzet ishin vitet që populli i Perëndisë i kaloi në shkretëtirë për të përgatitur hyrjen në Tokën e Premtuar - dyzet, ditët në të cilat Jezusi u përgatit për misionin e tij. Dyzet, edhe ditët e përgatitjes për Pashkë. Është kohë kur jeta jonë e krishterë thellohet, duke i shndërruar këto pak ditë në një mundësi për Hirin.

Është tejet e lehtë të biesh në pesimizëm ose të lundrosh në pragmatizëm jokritik. Kreshmët vijnë për t’i tronditur gjërat, për të vënë në dyshim siguritë, për t’i dhënë fund disfatizmit. “Si mund të lindka njeriu, kur është i moshuar?”- pyet Nikodemi. E Jezusi i përgjigjet: "Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kushdo që nuk ka lindur nga uji dhe nga Shpirti, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Zotit... Mos u habit nëse po të them: duhet të lindësh nga lart"(Gjn 3, 5-7). Vetëm duke e pranuar sfidën e thellë dhe konkrete që Pashkët e Jezusit përfaqësojnë për jetën tonë, na krijohet mundësia ta festojmë vërtet Solemnitetin e Ngjalljes! Ngjalljes së Zotit e ngjalljes sonë! E ta bëjmë hirin - zjarr!

15 shkurt 2024, 10:53