Kërko

Veglia di Preghiera Ecumenica, 2023.09.30 Veglia di Preghiera Ecumenica, 2023.09.30

Papa : udha ekumenike respekton diversitetin e të krishterëve

Papa: #Bashkimi i të krishterëve, drejt të cilit jemi duke ecur udhës tonë, respekton diversitetin: Shpirti Shenjt nuk na kufizon në uniformitet, por na disponon të mirëpresim njëri tjetrin me dallimet që kemi.

R.SH. / Vatikan

"#Bashkimi i të krishterëve, drejt të cilit jemi duke ecur udhës tonë, respekton diversitetin: Shpirti Shenjt nuk na kufizon në uniformitet, por na disponon të mirëpresim njëri tjetrin me dallimet që kemi”. Kështu shkruan Papa Françesku në platformën sociale X botuar  sot më 23 janar 2024 në @Pontifex.

Ndonëse plot vështirësi e paqartësi, historia e lëvizjes ekumenike është, njëkohësisht, histori e vëllazërimit. Këtë na kujton Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve që filloi më 18 janar e vazhdon deri më 25 janar të ardhshëm. Duke folur për ndarjen e përbashkët të pasurive, Papa uron që asnjë i krishterë të mos ndjehet ndryshe, të mos jetë i varfër në gjirin e Kishës.  Katër shtyllat e bashkësisë së parë të krishterë, asaj, që nuk ishte ndarë akoma, janë edhe shtyllat e udhës së sotme ekumenike. E këto janë në dëgjimin e Apostujve, në ndarjen e përbashkët të pasurive, në thyerjen e bukës eukaristike, në lutje.

23 janar 2024, 14:29