Kërko

Jubilee 2025, presented calendar of events Jubilee 2025, presented calendar of events

Papa Françesku : lutja është frymëmarrje e fesë

Në këtë vit 2024, Vit të cilin Papa Françesku ia ka kushtuar Lutjes në përgatitje për Jubileun e 2025, Shtëpia Botuese e Vatikanit boton, duke filluar nga sot, një sërë tekstesh të vogla që thellojnë dimensionet e ndryshme të aktit të krishterë të lutjes, nënshkruar nga autorë të njohur ndërkombëtarisht, organizuar nga Dikasteri i Vatikanit për Ungjillëzimin - Seksioni për Çështjet Themelore të Ungjillëzimit në Botë.

R.SH. / Vatikan

Mons. Graham Bell – Nënsekretar Përgjegjës për Sekretarinë e Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin, Seksioni për Çështjet Themelore të Ungjillëzimit në Botë. Në këtë vit 2024, Vit të cilin Papa Françesku ia ka kushtuar Lutjes në përgatitje për Jubileun e 2025, Shtëpia Botuese e Vatikanit boton, duke filluar nga sot, një sërë tekstesh të vogla që thellojnë dimensionet e ndryshme të aktit të krishterë të lutjes, nënshkruar nga autorë të njohur ndërkombëtarisht, organizuar nga Dikasteri i Vatikanit për Ungjillëzimin - Seksioni për Çështjet Themelore të Ungjillëzimit në Botë.

Kjo seri, e përbërë nga tetë vëllime, është vënë në dispozicion të Konferencave të ndryshme Episkopale, në mënyrë që, gjatë muajve të ardhshëm, të jetë një ndihmë e dobishme për të kuptuar më thellë lutjen.

Libri i parë 'Lutu sot'. Një sfidë për t'u fituar (Libreria Editrice Vaticana, fq. 110, 8,50 euro) me parathënien e Papa Françeskut, është shkruar nga Kardinali Angelo Comastri, një nga autorët më të njohur të spiritualitetit që ishte Vikar i Përgjithshëm i Qytetit të Vatikanit dhe Kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit. Teksti, i disponueshëm në librari nga sot, 23 janar, ofron tekste që flasin për domosdoshmërinë e lutjes dhe mësimet për të pasur "një vështrim ndryshe dhe një zemër tjetër", duke vënë në pah figura që kanë dëshmuar për frytshmërinë e lutjes si Shën Tereza e Lisieux, Shën Françesku i Asizit dhe Nënë Tereza e Kalkutës.

Në parathënie, Papa Françesku kujton se “lutja është frymëmarrje e fesë, është shprehja më specifike e saj. Si një britmë e heshtur që del nga zemra e atyre që besojnë dhe ia besojnë veten Zotit”. Në këtë vit, me Jubileun tek porta, shprehet Papa, “jemi të ftuar të bëhemi më të përvuajtur dhe t'i lëmë vend lutjes që buron nga Shpirti Shenjt”. Kardinali Comastri thekson nga ana e tij se "vetëm lutja i jep hapësirë ​​Zotit në jetën tonë dhe në historinë e botës: dhe me Zotin gjithçka është e mundur".

Botimi i shtatë vëllimeve të tjera do të pasojë së shpejti:

- Gianfranco Ravasi, Lutu me psalmet (shkurt 2024)

- Juan López Vergara, Lutja e Jezusit (shkurt 2024)

- Paul Murray OP, Të lutesh me shenjtorët dhe mëkatarët (mars 2024)

- Antonio Pitta, Shëmbëlltyrat e lutjes (mars 2024)

- Murgjit Kartuzianë, Kisha në lutje (mars 2024)

- Catherine Aubin, Lutja e Marisë dhe e Shenjtorëve (prill 2024)

- Ugo Vanni, Lutja që na mësoi Jezusi: "Ati ynë" (prill 2024)



23 janar 2024, 11:43