Kërko

 cardinale Sergio Sebastiani cardinale Sergio Sebastiani

Vatikan: ndërroi jetë kard. Sebastiani, ish-përgjegjësi i ekonomisë

Kardinali Sergio Sebastiani vdiq sot në Romë, ishte 92 vjeç. Ai drejtoi prefekturën e Selisë së Shenjtë për Çështjet Ekonomike për më shumë se dhjetë vjet, pas një shërbimi të gjatë si diplomat fillimisht në Amerikën Latine dhe në Paris. Ka qenë edhe pronunc apostolik në Madagaskar, Mauritius dhe Turqi. Nga viti 1994 deri në vitin 1997 ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm për Jubileun e Vitit 2000. Liturgjia e dritës kremtohet nesër në orën 14.30 në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan

R.SH. / Vatikan

Kardinali Sergio Sebastiani vdiq sot në Romë, ishte 92 vjeç. Ai drejtoi prefekturën e Selisë së Shenjtë për Çështjet Ekonomike për më shumë se dhjetë vjet, pas një shërbimi të gjatë si diplomat fillimisht në Amerikën Latine dhe në Paris. Ka qenë edhe pronunc apostolik në Madagaskar, Mauritius dhe Turqi.

Nga viti 1994 deri në vitin 1997 ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm për Jubileun e Vitit 2000. Nesër - në orën 14.30, në Altarin e Katedrës në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan - do të bëhet varrimi. Liturgjia e dritës do të kremtohet nga Dekani i Kolegji i Kardinajve, Kardinali Giovanni Battista Re. Papa do të japë bekimin e fundit.

16 janar 2024, 14:07