Kërko

Kardinali José Tolentino Mendonça Kardinali José Tolentino Mendonça

Kardinali José T. Mendonça: Ajo, që do të transmetojmë

O ndoshta, të investojmë në kërkimin e ekuilibrave ndërmjet fitimit e dhuratës, rritjes e qëndrueshmërisë, individit e bashkësisë, të drejtës për të përdorur dhe detyrës përripërdorim, tërbimit të teknologjisë dixhitale e natyrës artizanale të njerëzimin tonë. O ndoshta të vendosim mirësinë e vëllazërinë ndërmjet aftësive, për të cilat punojmë më shumë. O ndoshta, ashtu siç e perceptojmë qartë vendin e edukimit fizik a atë shkencor, të mund ta gjejmë edhe vendin e edukimit emocional e shpirtëror

R.SH. / Vatikan

Në këto ditë meditimesh e shpresash, kardinali José Tolentino Mendonça u drejton një pyetje kritike të gjithë atyre që merren me transmetimin e lajmeve…

Kardinali José Tolentino Mendonça

Një frazë plot shpresë, ajo që pati shkruar Albert Camus: "Në mes të fatkeqësive, ndër njerëzit ka më shumë gjëra për t'u admiruar, sesa për t'u përbuzur". Është e vërtetë: të përfitojmë atëhere nga kalimi i kohës, duke e parë si mundësi. Mund të aktivizojmë, ndoshta, përgjegjësinë tonë ndaj ekologjisë integrale, duke kremtuar një kontratë të re shoqërore me Krijimin.

O ndoshta, të investojmë në kërkimin e ekuilibrave më të këndshëm: ndërmjet fitimit dhe dhuratës, rritjes dhe qëndrueshmërisë, individit dhe bashkësisë, të drejtës për të përdorur dhe detyrës për ripërdorim, tërbimit të teknologjisë dixhitale dhe natyrës artizanale të njerëzimin tonë.

O ndoshta mund të mësojmë të ndërveprojmë në mënyrë më të zgjuar me ndërlikimet e botës, por edhe me një gatishmëri më të madhe për t'u mrekulluar nga thjeshtësia e saj çarmatosëse.

O ndoshta të vendosim mirësinë dhe vëllazërinë ndërmjet aftësive, për të cilat punojmë më shumë.

O ndoshta, ashtu siç e perceptojmë qartë vendin e edukimit fizik a atë shkencor, të mund ta gjejmë edhe vendin e edukimit emocional e shpirtëror.

O ndoshta, më në fund, të shqetësohemi më shumë për atë që do të kalojmë, sesa për atë që do të trashëgojmë. Më kujtohet një verset nga Psalmi biblik: "Na mëso t’i numërojmë ditët tona, që të arrijmë në dijen e zemrës!”.

01 janar 2024, 10:51