Kërko

Il cardinale Parolin con la delegata della Lega Araba e gli ambasciatori di Palestina, del Libano, dell’Iraq e della Repubblica Araba d’Egitto Il cardinale Parolin con la delegata della Lega Araba e gli ambasciatori di Palestina, del Libano, dell’Iraq e della Repubblica Araba d’Egitto

Kard. Parolin u takua me delegaten e Lidhjes së Shteteve Arabe

Sekretari i Shtetit të Vatikanit kard. Parolin priti sot delegaten e organizatës politike ndërkombëtare të Shteteve të Afrikës Veriore dhe Gadishullit Arabik, të shoqëruar nga disa ambasadorë të vendeve të rajonit. Atyre Parolin u kujtoi shqetësimet e Papës dhe qëndrimet e Selisë së Shenjtë, përfshirë atë të zgjidhjes me dy Shtete.

R.SH. / Vatikan

Sot paradite Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin takoi Shkëlqesinë e saj znj. Enas Sayed  Mohamed Aly Mekkawy, delegate e Lidhjes së Shteteve Arabe, e shoqëruar nga ambasadorët e mëposhtëm: Issa Kassissieh, ambasador i Palestinës; Farid El Khazen, ambasador i Libanit; Rahman Farhan Abdullah Alaameri, ambasador i Irakut; Mahmud Talaat, ambasador i Republikës Arabe të Egjiptit.

“Gjatë diskutimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit - njofton Salla e Shtypit e Vatikanit - Kardinali Parolin “shprehu shqetësimin e Selisë së Shenjtë për situatën në Izrael e në Palestinë dhe përsëriti thirrjen e vazhdueshme të Atit të Shenjtë Françesku për armëpushimin, hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, qëndrimin e njohur lidhur me nevojën urgjente për arritjen e zbatimit të plotë të zgjidhjes së konfliktit me dy shtete dhe një status të veçantë, të garantuar ndërkombëtarisht, për qytetin e Jeruzalemit dhe për një paqe të qëndrueshme në rajon”.

16 dhjetor 2023, 15:54