Kërko

L'arcivescovo Edgar Peña Parra sull'altare del santuario di San Salvatore in Lauro L'arcivescovo Edgar Peña Parra sull'altare del santuario di San Salvatore in Lauro

Imzot Peña Parra: Krishtlindja na kujton se Zoti vjen të jetojë në jetën e botën tonë

Për festën e Zojës së Loretos, zëvendësi i Sekretarisë së Shtetit kremtoi dje meshën në Shenjtëroren e Shën Shëlbuesit në Lauro për banorët e Marcheve, që jetojnë në Romë: “Në shtëpitë tona kjo është koha e Shpellës së Betlehemit. Të ndalemi për çdo ditë për një çast përpara Krishtit Fëmijë, për t'ia besuar çka kemi në zemrat tona” – i porostiti

R.SH. / Vatika

"Kultivimi i heshtjes" - edhe pse "fjalët që dëgjojmë janë dhjetëra mijëra në ditë dhe vijnë jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga shtypi, nga lajmërimet, nga mediat sociale" - sipas shembullit "të Gjon Pagëzuesit e sidomos, të Shën Jozefit, që në Ungjijtë nuk flet kurrë e, mbi të gjitha, të të Shenjtnueshmes Mari, Virgjërës së heshtjes". Këto janë porositë për një "Ardhje të pazakontë" që Imzot Edgar Peña Parra, zëvendës i Sekretarisë së Shtetit, ia kujtoi shoqatës së devotshme të piçenëve dhe gjithë Shoqatës së banorëve të Marcheve në Romë, duke kremtuar dje, më 10 dhjetor, Meshën për festën e Zojës së Loretos në famullinë - shenjtërore të Shën Shëlbuesit në Lauro.

I ftuar nga famullitari, imzot Pietro Bongiovanni, prelati kujtoi se kisha romake «ruan një nga kopjet e pakta» të shtatores mariane të shekullit të shtatëmbëdhjetë dhe të procesionit të ndritshëm që e çonte këtë të fundit nëpër rrugët e lagjes, duke e bërë Shën Shëlbuesin në Lauro "zemër të përkushtimit ndaj Virgjërës Lauretane” në qytet.

Prandaj, duke komentuar leximet e propozuara nga liturgjia, Imzot Peña Parra nënvizoi rëndësinë e heshtjes “përballë rreziqeve më të mëdha për fenë. Nuk janë armiqtë e saj apo ideologjitë kundërshtare, por shthurja e zemrës, paaftësia për të ndenjur zgjuar sepse të anestetizur nga një mori kotësish, që e përgjumin shpirtin dhe largohen nga zëri i Zotit".

Koha e Ardhjes, që na përgatit për kremtimin e Krishtlindjes, "propozohet si kohë reflektimi dhe lutjeje pikërisht kur, me afrimin e fundvitit, angazhimet shtohen dhe nxitimi për dhurata duket sikur nuk na lë të ndalemi për asnjë çast” - shpjegoi Imzot Edgar Peña Parra - i cili më pas e mbylli reflektimin me këshilla shpirtërore: “Në shtëpitë tona - tha ai - kjo është koha e  Shpellave të Betlhemit, që ngrihen kudo nën strehët e krishtera për ta pritur Krishtin. Mund të ndalohemi aty për një çast çdo ditë, për ta soditur në heshtje Zotin që vjen të jetojë në jetën tonë dhe në botën tonë dhe t'ia besojmë atij çka rreh në zemrat tona. Ne mund të sodisim familjen dhe strehen e varfër të Fjalës, mund ta sodisim Fjalën e Hyjit, që u bë "infante" – “foshnjë”, term që do të thotë "pa fjalë" - dhe t'ia japim Fjalën Atij, që të bekojë ndjetet tona më të mira e të frymëzojë dëshirat tona më të bukura”. (nga L’ Osservatore Romano).

11 dhjetor 2023, 16:13