Kërko

 Papa Francesco - Riunione del Consiglio dei Cardinali – C9 Papa Francesco - Riunione del Consiglio dei Cardinali – C9

Këshilli 9 Kardinajve, roli i grave në Kishë dhe krizat botërore

Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton për takimin e 4 dhe 5 dhjetorit në Shtëpinë e Shën Martës ndërmjet Papës dhe Këshillit të Kardinajve. Ndër temat e trajtuara ishin puna e COP28, plaga e abuzimit të fëmijëve dhe Sinodi i tetorit kaluar. Seanca e radhës do të mbahet në shkurt 2024

R.SH. / Vatikan

Dy ditë të mbushura me punë me shumë tema të rëndësishme mbi të cilat Papa dhe anëtarët e Këshillit të Grupit të 9 Kardinajve biseduan dhe reflektuan në mbledhjen e fundit të vitit 2023, e cila u mbajt më 4 dhe 5 dhjetor në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan, në prani të Papës, të gjithë kardinajve dhe sekretarit të Këshillit të Kardinajve.

Siç pati njoftuar vetë Papa Françesku ditëve të fundit, tema kryesore e Këshillit të Grupit të 9 Kardinajve ishte "roli i femrës në Kishë" dhe "biseda - njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit - u nxit nga ndërhyrjet e Motër Linda Pocher, saleziane, profesoreshës e Kristologjisë dhe Mariologjisë në Fakultetin Papnor të Shkencave të Edukimit Auxilium në Romë; nga Lucia Vantini, e cila mëson Teologjinë themelore, Filozofinë e fesë dhe Filozofinë e dijes në Institutin e Shkencave Fetare në Verona, Antropologjinë filozofike dhe teologjike në Institutit e Studimeve Shën Zeno në Verona dhe Filozofinë e dialogut në Institutin e Studimeve Ekumenike Shën Bernardino në Venecia ; dhe Luca Castiglioni, prift i dioqezës së Milanos e profesor i teologjisë themelore në Seminarin e Milanos”.

Këshilli 9 Kardinajve, shton njoftimi i zyrës së shtypit të Vatikanit, "ripohoi rëndësinë që ka dëgjimi brenda Kishës, në mënyrë të veçantë në komunitetet e veçanta, si aspekt tipik femëror në Kishë, në mënyrë që proceset e reflektimit dhe vendimmarrjes të përfitojnë edhe nga kontributi i pazëvendësueshëm i grave".

Temat e tjera

Diskutimi, vazhdon njoftimi i zyrës së shtypit të Vatikanit, përfshiu gjithashtu edhe shqyrtimin e "situatës aktuale sociale, politike dhe kishtare në rajonet e ndryshme të origjinës së anëtarëve të Këshillit të Kardinajve", në veçanti konfliktin në Ukrainë e "situatë e rëndë në Tokën e Shenjtë”, si dhe puna e COP28 për ndryshimet klimatike që po zhvillohet në Dubai, e cila fundjavën e kaluar pa praninë e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, si i dërguar Papës, pasi Françesku nuk qe në gjendje të përballonte vështirësitë e udhëtimit për shkak të bronkitit që e ka goditur.

Ndër ndërhyrjet në Këshillin e Kardinajve është edhe ajo e kardinalit O'Malley, i cili "ilustroi - shpjegon zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë - metodat e ndryshme, në lidhje me organizimin e asambleve të Konferencave Episkopale Vendore, në punën për parandalimin e abuzimit të të miturve dhe njerëzve të cenueshëm, pesë vjet pas Mbledhjes së mbajtur në shkurt të vitit 2019, të cilat aspekte më pas ishin objekt diskutimi dhe vlerësimi me anëtarët e Këshillit të Grupit ët 9 Kardinajve”.

Së fundi, takimi ofroi një rast të volitshëm për të diskutuar atë që doli nga Sinodi mbi sinodalitetin e e Kishës që u mbajt në tetorin e kaluar, si dhe mbi zbatimin e frymës, parimeve dhe kritereve të Kushtetutës Apostolik  Praedicate Evangelium në kuriet dioqezane".

Sesioni i ardhshëm i C9 kardinajve do të mbahet në shkurt 2024.

06 dhjetor 2023, 13:38