Kërko

Domenica di Avvento Domenica di Avvento

Ardhja dhe pritja e Zotit

Kardinali José Tolentino Mendonça: “Në pritje, për t’ia hapur zemrat tona Ardhjes së Zotit në kohë”. Koha Ardhjes na ndihmon të bëhemi të vetëdijshëm për mënyrën se si t’i përjetojmë të gjitha pritjet dhe si t'i bëjmë mënyrë të përvuajtur për t’ia hapur zemrat tona Ardhjes së Zotit në kohë.

R.SH. - Vatikan

Kardinali José Tolentino Mendonça: “Në pritje, për t’ia hapur zemrat tona Ardhjes së Zotit në kohë”

Ne duhet t'i afrohemi kuptimit të thellë të pritjes. Në jetën e përditshme nuk mungojnë çastet e pritjes: presim njëri-tjetrin, presim takimin, kohën në sahatin, që duhet të funksionojë, aparatin e kafesë ose lavatriçen, mjetet e transportit, kohën e drekës, emailin, semaforin, hapjen e një dyqani;

presim të vijë dikush, ose të largohet dikush.

Jeta përbëhet nga pritja. Jemi në pritje të datave të rëndësishme për ne,  të kohës së duhur për një telefonatë apo për të organizuar një takim.

Presim vizitën te mjeku, për të bërë analiza komplekse.

Presim me padurim shumë gëzime.

Presim diellin, pas një dushi.

Presim heshtjen, pas trafikut shurdhues.

Ne presim ngushëllimin e fjalës, pas një heshtjeje të gjatë.

Jeta është plot me kohë pritjeje.

Disa janë të dukshme dhe ne jemi menjëherë të vetëdijshëm për to. Për të tjerat, që nuk i shohim, nuk gjejmë ende kohën e duhur.

Po ka edhe të tjera, që kemi frikë t’i dëgjojmë.

Jeta plazmohet nga pritjet: të lehta a të vështira; të menjëhershme a të ngadalshme;

pritje të kohëve të fundit dhe të fillimeve të reja;

pritje, që janë vetëm tonat ose të përziera me pritjet e të tjerëve.

Ardhja na ndihmon të bëhemi të vetëdijshëm për mënyrën se si t’i përjetojmë të gjitha pritjet dhe si t'i bëjmë mënyrë të përvuajtur për t’ia hapur zemrat tona Ardhjes së Zotit në kohë.

(nga Avvenire, e diel 17 dhjetor 2023: José Tolentino Mendonça: “Në pritje, për t’ia hapur zemrat tona Ardhjes së Zotit në kohë”)

21 dhjetor 2023, 09:09