Kërko

Vaticano S. Pietro cupolone Vaticano S. Pietro cupolone

Vatikan, tryezë pune për sfidat e Kishës në veprimtarinë akademike

Nismë, e koordinuar nga Dikasteri për Kulturën dhe Arsimin, me mandatin e Papës. Rektorë dhe drejtorë të gjashtë institucioneve akademike të varura administrativisht nga Selia e Shenjtë, përfaqësues të Sekretariatit të Shtetit, Sekretariatit për Ekonominë, Apsës, Dikastereve për Ungjillizimin dhe Komunikimi, Avepro, u mblodhën më 12 shtator dhe 8 nëntor

R.SH. / Vatikan

Një tryezë pune, me synimin për të zhvilluar së bashku një model të ri bashkëpunimi dhe sinergjie, të aftë për t'iu përgjigjur sfidave aktuale dhe të ardhshme të Kishës në fushën e veprimtarisë së saj akademike. Është inisiativa e nisur së fundmi, e koordinuar - me mandat të Papës - nga Dikasteri për Kulturën dhe Arsimin, i cili përfshin institucionet akademike Papnore, Dikasteret dhe Zyrat e Kuries Romake.

Më hollësisht, sipas një shënimi nga Salla e Shtypit e Vatikanit, rektorët dhe drejtorët e gjashtë institucioneve administrative të varura nga Selia e Shenjtë (Universiteti Papnor Lateran, Universiteti Papnor Urbanian, Instituti Papnor i Arkeologjisë së Krishterë, Instituti Papnor i Muzikës kishtare, Instituti Papnor i Studimeve Arabe dhe Islame, Instituti Papnor Gjon Pali II për Shkencat Martesore dhe Familjare), së bashku me përfaqësues të Sekretarisë së Shtetit, të Dikasterit për Ungjillëzimin/ Seksioni për Ungjillëzimin e Parë dhe Kishat e reja, të Dikasterit për Komunikim, Sekretariatit për Ekonominë, Administratës së Trashëgimisë së Selisë Apostolike, Avepro-s (Agjencia e Selisë së Shenjtë për Vlerësimin dhe Promovimin e Cilësisë së Universiteteve dhe Fakulteteve Kishtare) dhe disa specialistë.

“E inkurajuar nga analiza e përbashkët e identitetit që karakterizon institucionet e ndryshme - thuhet në shënim – takimet rreth tryezës së punës u organizuan më 12 shtator 2023 dhe 8 nëntor 2023”.

10 nëntor 2023, 13:53