Kërko

Una donna palestinese tra le macerie Una donna palestinese tra le macerie

Papa kujton vuajtjet në Toka e Shenjtë, ku goditën shumë të pafajshëm, të lutemi për paqe

Françesku pret në audiencë pjesëmarrësit e Konsultës së Urdhrit Kalorësiak të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit dhe kujton Tokën e Shenjtë: "Sa shumë të vdekur të pafajshëm... Jemi dëshmitarë të një tragjedie në vendet ku jetoi Krishti Zot, ku Ai na mësoi të duam dhe të falim”. Ftesa drejtuar anëtarëve të Urdhrit për të formuar të tjerë dhe veten "në bamirësi universale dhe gjithëpërfshirëse"

R.SH. - Vatikan

Në Tokën e Shenjtë "për fat të keq jemi dëshmitarë të një tragjedie që ndodh pikërisht në vendet ku ka jetuar Zoti Jezu Krisht, ku Ai na mësoi nëpërmjet njerëzimit të tij të duam, të falim dhe t'u bëjmë mirë të gjithëve. Dhe në vend të kësaj shohim kaq shumë njerëz të pafajshëm që pësojnë vuajtje të tmerrshme, kaq shumë njerëz të pafajshëm të vdekur”. Kështu tha Papa Françesku në audiencë me pjesëmarrësit e Konsultës së Urdhrit Kalorësiak të Varrit të Shenjtë të Jeruzalemit.

Françesku shprehu dhimbjen e tij për situatën në Tokën e Shenjtë gjatë audiencës me pjesëmarrësit në Konsultës së Urdhrit Kalorësiak të Varrit të Shenjtë të Jerusalemit, e cila mblodhi së bashku në Roma kalorës, zonja, togerë, delegatë magjistralë e sivjet edhe gjithashtu ipeshkvijtë epror të mëdhenj :

Jam shpirtërisht i bashkuar me ju, që sigurisht po e përjetoni këtë takim të Konsultës duke bashkëndarë dhimbjen e madhe të Kishës Nënë të Jeruzalemit dhe duke u lutur dhuratën e paqes".

Formimi shpirtëror dhe organizativ

Fjalimi i Papës më pas u fokusua mbi temën e Konsultës, formimin. Forimi për ata që aspirojnë të hyjnë në Urdhrin Kalorësiak të Varrit të Shenjtë të Jerusalemit; formim i përhershëm për ata që tashmë marrin pjesë në jetën dhe misionin e këtij Urdhri; formimi i atyre që mbajnë poste përgjegjësie nga pikëpamja shpirtërore, "në ndërgjegjësimin e angazhimit të lartë moral të ndërmarrë përpara Altarit", dhe atë që ka të bëjë me organizimin e veprimtarive dhe administrimin e burimeve, "për të punuar vazhdimisht e në mënyrë të përshtatshme për nevojat e Tokës së Shenjtë”.

09 nëntor 2023, 12:06