Kërko

Santa Madre Teresa Santa Madre Teresa

Nënë Tereza: “për të promovuar paqen, shko në shtëpi e duaje familjen tënde”

Një thënie e Nënë Terezës i jep përgjigjen pyetjes aktuale të paqes:“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde”. Më prij nga vdekja - në jetë,/nga pabesia - në besë,/më prij nga dëshpërimi - në shpresë,/nga frika në besim;/më prij nga urrejtja - në dashuri,/nga lufta - në paqe;/ bëj që paqja t’i mushë përplot/zemrat tona,/botën tonë,/gjithësinë tonë./Amen!

R.SH. / Vatikan

Në atmosferën e sotme, që plagos vise të tëra të botës, nuk mund të mos e refuzojmë me forcë çdo formë dhune dhe shtypjeje, më e keqja e të cilave është lufta.

“Ne përpiqemi të jetojmë në paqe, pavarësisht nga origjina jonë, nga besimi, ngjyra e lëkurës, gjuha dhe traditat tona. Mësojmë të tolerojmë dhe të vlerësojmë dallimet. E refuzojmë me forcë çdo formë dhune dhe shtypjeje, më e keqja e të cilave është lufta.

Ashpërsia e këtyre kohërave nuk duhet të na bëjë të humbasim butësinë e zemrave tona. Por duhet të na kujtojë se lufta është një lloj profesioni, me të cilin njeriu nuk mund të jetojë me nder; e një punë, ku ushtari, nëse dëshiron të  fitojë, duhet të jetë i pamëshirë, mizor.

Paqja kërkon katër kushte themelore: të vërtetën, drejtësinë, dashurinë dhe lirinë.

Ne përpiqemi të jetojmë në paqe, pavarësisht nga origjina jonë, besimi ynë, ngjyra e lëkurës sonë, gjuha jonë dhe traditat tona. Mësojmë të tolerojmë dhe t’i vlerësojmë dallimet. Refuzojmë me forcë çdo formë dhune dhe shtypjeje e, sidomos, më të keqen, luftën. Po lufta vijon të mbjellë vdekje, varre e lot në të katër anët…

Të gjitha këto shprehje, që mishërojnë tmerrin e luftës, po i përfundojmë me një thënie të Nënë Terezës, që i jep përgjigjen më të arsyeshme pyetjes së sotme tejet aktuale:

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde”.

E duam të kujtojmë me këtë rast edhe një takim të organizuar në Londër, ku merrnin pjesë veprimtarëv të paqes nga mbarë bota, e Nënë Tereza me atë rast u zgjodh për të thënë një lutje të veçantë. E kishte shkruar Satish Kumar, një ndjekës i Gandit dhe e kishte titulluar ‘Lutje për paqen’. Kjo lutje, sipas autorit, e thënë me zemër të sinqertë, kthehet në energji shpirtërore.
Ja edhe lutja:

Më prij nga vdekja - në jetë,
nga pabesia - në besë,
më prij nga dëshpërimi - në shpresë,
nga frika në besim;
më prij nga urrejtja - në dashuri,
nga lufta - në paqe;
bëj që paqja t’i mushë përplot
zemrat tona,
botën tonë,
gjithësinë tonë.
Amen!

26 nëntor 2023, 20:32