Kërko

Papa Françesku Papa Françesku

Matteo Bruni: Papa, pak i ftohur, por vazhdon veprimtaritë

Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit prononcohet, pasi Françesku u dorëzoi fjalimin e përgatitur rabinëve evropianë, pritur sot në audiencë, duke u thënë se nuk ndihej krejtësisht mirë me shëndet

R.SH. – Vatikan

 “Papa Françesku ka marrë pak të ftohur dhe ka një ditë të gjatë me audienca. Deshi t’i përshëndesë individualisht rabinët evropianë, prandaj ua dorëzoi fjalimin. Për gjithçka tjetër, veprimtaritë e Papës vazhdojnë rregullisht”. Kjo është deklarata e sotme e drejtorit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, pasi Françesku ua dha në dorë rabinëve evropianë fjalimin e përgatitur, “për ta marrë me vete”, siç u tha, duke u shpjeguar se nuk ndihej krejtësisht mirë me shëndet.

Ajo me delegacionin e Konferencës së Rabinëve Evropianë ishte audienca e parë e ditës së sotme, që u pasua me audienca të tjera. Veçanërisht i rëndësishëm, takimi i Atit të Shenjtë sot pasdite, me rreth 6 mijë fëmijë, në Sallën Pali VI, me rastin e publikimit të “Enciklikës së fëmijëve”, shkruar nga françeskani Át Enzo Fortunato dhe nga gazetari italian Aldo Cagnoli, me parathënie të vetë Papës.

06 nëntor 2023, 13:08