Kërko

2023.11.27 Visita Parolin scuola vaticana biblioteconomia incontro studenti 2023.11.27 Visita Parolin scuola vaticana biblioteconomia incontro studenti

Kard. Parolin dhe Shkolla vatikanase e Bibliotekonomisë : edukon për kompetenca konkrete

Është "bileta juaj e vizitës” u tha Sekretari i Shtetit studentëve dhe mësuesve të institutit të specializimit pasuniversitar, që i përgatit studentët me aktivitete praktike dhe seminare në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, përpara se të bekojë dhe përurojë ambientet e reja në Udhën e Pajtimit n. 7. Me rastin e 90-vjetorit të Shkollës, u ripohua sfida për kujdesin ndaj librave të lashtë, e kombinuar me përdorimin e teknologjive të reja dhe shërbimin ndaj studiuesve dhe lexuesve.

R.SH. / Vatikan

“Kompetenca konkrete është kartëvizita më e rëndësishme” e Shkollës së Bibliotekës së Vatikanit, falë edhe Bibliotekës Apostolike të Vatikanit e cila “hap dyert si laborator formimi” për studentët e institutit dyvjeçar të specializimit pasuniversitar. Kuptimi i kësaj shkolle është "ta shndërrojë në ofertë formimin, pasurinë e njohurive dhe  stilin e studimit, që e bën" Bibliotekës Apostolike të Vatikanit vend unik në botë”. Kjo, zemra e përshëndetjes së Sekretarit të Shtetit, Kardinalit Pietro Parolin, drejtuar studentëve dhe mësuesve të Shkollës së themeluar në nëntor 1934 nga Papa Piu XI, para  se të bekonte e të përuronte, sot paradite,  Selinë e re në Via della Conciliazione 7. Çast, ky, që shënoi edhe nisjen e festimeve për nëntëdhjetëvjetorin e Shkollës.

Kardinali Parolin, i pritur në katin e dytë të ndërtesës së Selisë së Shenjtë nga kryeipeshkvi bibliotekar, imzot Vincenzo Zani dhe nga prefekti i Bibliotekës, Don Mauro Mantovani, kujtoi se ambientet e reja dhe 90-vjetori “synojnë të jenë rinisje e vërtetë e këtij institucioni formues” që   ka përgatitur shumë profesionistë të shkëlqyer, si klerikë ashtu edhe laikë. Bëhet fjalë për bibliotekarë të institucioneve të mëdha dhe të vogla, mësues të ekonomisë bibliotekare dhe disiplinave filologjike historike, me specializim katalogues dhe bibliografik, “prelatë dhe laikë të punësuar në role të ndryshme të Selisë së Shenjtë dhe të vetë Bibliotekës së Vatikanit dhe në fund pothuajse të gjithë mësuesit tuaj”- kujtoi.

Me shikim drejt së ardhmes, sfida të rëndësishme dhe urgjente i presin, sipas Kardinalit Parolin, nxënësit e shkollës, 30 për çdo periudhë dyvjeçare studimi, me numër të kufizuar studentësh. Sfidën "e ruajtjes dhe të transmetimit të kulturës" por edhe "të kujdesit për librat më të vjetër e të gjurmëve më të largëta dhe të përdorimit të mjeteve të reja e teknologjive të reja, që i kanë hapur kufij të pashkelur studimeve dhe komunikimit". Mbi të gjitha, sfida: “ta vini veten në shërbim të njerëzve që u drejtohen institucioneve bibliotekare - reale apo virtuale - për të lexuar, për të studiuar, për të informuar veten, për të reflektuar, për të soditur.

Vërtet një detyrë e jashtëzakonshme!

Kardinali nënvizoi me kënaqësi se “që nga viti 2018 e deri më sot janë bërë hapa të rëndësishme” për zgjerimin dhe riorganizimin e ofertës së formimit. “Shkolla është bërë dyvjeçare dhe është pasuruar me përvoja krahasimi me studiues të nivelit të lartë, duke dashur kështu t'i përgjigjet edhe zyrtarisht rinovimit të përgjithshëm të të gjitha strukturave të arsimit të lartë në Evropë dhe në botë”. Kjo, si përgjigje e nevojës për të qenë një institut "i njohur ligjërisht në nivel ndërkombëtar, pa cenuar themelet e tij teknike, kulturore dhe shpirtërore". Sekretaria e Shtetit - siguroi Parolin - e mbështet dhe e inkurajon “këtë përpjekje të dukshme, e cila përfshin angazhim dhe kontakte në një nivel të lartë. Studimet dhe formimet e kryera këtu duhet të kenë jo vetëm jehonë dhe prestigj, por edhe njohjen e plotë të institucioneve të tjera universitare”.

Më pas Sekretari i Shtetit përshëndeti personalisht 9 mësuesit e Shkollës dhe 30 nxënësit e vitit të parë të kursit dyvjeçar të studimeve. Takimi u paraqit nga bibliotekari, imzot Zani, i cili nënvizoi se shkolla e Vatikanit është "tani një nga shkollat​​e pakta të specializimit të lartë në disiplinat e shkencave bibliotekare".

Krahas leksioneve, për kursin janë karakteristike edhe “veprimtaritë e shumta laboratorike”, jo vetëm në Bibliotekën e Vatikanit, por edhe në institucione të ndryshme romake, me të cilat Shkolla bashkëpunon për “shkëmbime tutoriale dhe projekte pune”. Bibliotekari përsëriti gjithashtu forcën e "marrëdhënieve efektive ndërmjet studentëve dhe profesorëve", të gatshëm për "dialog kulturor e përvojë konkrete që matet me praktikë të vazhdueshme në veprimtarinë bibliotekare dhe me kërkime në fushat specifike të çdo disipline të mësuar".

Në fund, Zani falënderoi Fondacionin Sanctuary of Culture "i cili me bujari mbështet vazhdimisht aktivitetet e ndryshme të kësaj shkolle" dhe nënvizoi se sapo të jenë fituar hapësira të përshtatshme, lind nevoja për të përmirësuar strukturën e IT "që në vetvete është ende mjaft efikase, por do të duhet të përshtatet me atë që kërkon vazhdimisht avancimi i teknologjive, veçanërisht për këto disiplina”.

Në fund të përurimit, Kryeipeshkvi Zani kujtoi për Vatican News se krahas Shkollës së Bibliotekës së Vatikanit, një nga të parat e këtij lloji në botë, Shkolla e Studimeve Arkivore dhe e Paleografisë do të festojë 140-vjetorin e saj më 2024. “Vatikani, me Arkivin dhe Bibliotekën e tij - kujtoi - është një pikë tërheqëse globale, si për materialet që ruajmë, ashtu edhe për punën e rritjes së aftësive të kualifikuara që janë arritur ndër vite”. Vetë Biblioteka Apostolike e Vatikanit nuk është as bibliotekë kombëtare dhe as universitare, "por të dyja njëherësh, dhe ruan dokumente unike në botë". Në fund, Imzot Zani ritheksoi vlerën e shërbimit të bibliotekarit ndaj atyre që i drejtohen institucionit të tij dhe vëmendjen për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, për të cilën Shkolla ofron një seminar unik në llojin e vet.

27 nëntor 2023, 18:44