Kërko

Takimi Itali-Seli e Shenjtë Takimi Itali-Seli e Shenjtë

Jubileu, Takimi i dytë dypalësh Seli e Shenjtë-Itali: në qendër, mikpritja dhe siguria

Takim, dje pasdite, në Palazzo Chigi. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, dha lajmin se Bula, që shpall jubileun, do të publikohet në maj të vitit të ardhshëm. Ndër çështjet e rendit të ditës: planet e sigurisë, kujdesi shëndetësor, kontributi i vullnetarëve, mbrojtja civile, transporti.

R.SH. - Vatikan

Pas takimit të 19 prillit të kaluar, dje pasdite, 14 nëntor, në Palazzo Chigi u mbajt takimi i dytë dypalësh i Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë italiane lidhur me diskutimin për organizimin e Jubileut të ardhshëm, planifikuar për vitin 2025.

Jubileu 2025, takim dypalësh Italia-Selia e Shenjtë

Për Italinë - sipas një shënimi të botuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit - ishin të pranishëm kryeministrja Giorgia Meloni, Zëvendëspresidentja, Nënsekretari, Ministri i brendshëm, Ministri i ekonomisë dhe financave, Ministrja e kulturës, Ministri i shëndetësisë, Ministri për çështjet evropiane, Ministri i turizmit, Ministri i aftësive të kufizuara, Komisioneri i jashtëzakonshëm i qeverisë, Presidenti i Lazios dhe prefekti i Romës.

Selia e Shenjtë

Për Selinë e Shenjtë, së bashku me Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Pietro Parolin, ishin Imzot Rino Fisichella, pro-prefekt i Dikasterit për Ungjillëzimin, Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Këshilltari për Çështjet e Përgjithshme, Nën-sekretari i Dikasterit për Ungjillëzimin, Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Guvernatoratit të Shtetit të Vatikanit, Zëvendësdrejtori i infrastrukturave dhe shërbimeve dhe Zëvendësdrejtori i shërbimeve të sigurisë dhe mbrojtjes civile.

Takimi dypalësh Itali- Selia e Shenjtë në Palazzo Chigi
Takimi dypalësh Itali- Selia e Shenjtë në Palazzo Chigi

Botimi i Bulës

Pas fjalëve të mirëseardhjes së kryeministres Meloni, Kardinali Parolin i informoi të pranishmit për botimin e ardhshëm të Bulës, që shpall jubileun, planifikuar për muajin maj të vitit të ardhshëm, duke parashikuar pritjen e shumë shtegtarëve, për të cilët kantieret aktive të ndërtimit parashikojnë mirëpritjen në një qytet të mirëpërgatitur për pritjen e madhe.

Siguria, kujdesi shëndetësor, transporti

Ndër çështjet e rendit të ditës: avancimi i planeve për sigurinë, kujdesin shëndetësor, kontributin dhe koordinimin e vullnetarëve, mbrojtjen civile, transportin. Lidhur me këto, takimi ishte mundësi për disa përditësime lidhur me tema të një rëndësie të madhe, duke filluar nga marrëveshja me Ministrinë e Jashtme për dhënien e vizave për shtegatrët, që do të mbërrijnë në Romë për Vitin Shenjt.

Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit
Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit

Jubile, aplikacioni "Iubilaeum25" gjindet ndër dyqane

Proprefekti i Dikasterit për Ungjillëzimin falënderoi Ministrinë e Turizmit për Protokollin e Mirëkuptimit, nënshkruar shtatorin e kaluar me Ministrin e turizmit dhe komisionerin e jashtëzakonshëm italian, për pritjen e turistëve, në vizitë për jubileun dhe më pas nënvizoi rëndësinë e faktit që përmasa kulturore e Vitit Shenjt  njihet edhe në shkolla.

Në takim u diskutua edhe për marrëveshjen lidhur me ngjarjet e manifestimit kulturor “Jubileu është kulturë”, i cili përfshin ekspozita,  veprimtari lëvizëse dhe koncerte.

Tryeza pune

Vazhdojnë mbledhjet periodike të Tryezave të Punës në Campidoglio, me bashkëpunim të ngushtë të Prefekturës, Zyrës së Mbështetjes së Komisionerit të Jashtëzakonshëm për Jubileun, Kryeqytetit të Romës dhe Selisë së Shenjtë. Ka edhe shumë veçori të reja në lidhje me organizimin e ngjarjeve Jubilare, të zyrtarizuara në ditët në vijim në faqen e internetit dhe në aplikacionin zyrtar Iubilaeum25.

Presidentja e Këshillit Italian, Giorgia Meloni
Presidentja e Këshillit Italian, Giorgia Meloni
15 nëntor 2023, 13:25