Kërko

Il 19 novembre la settima edizione della Giornata Mondiale dei poveri  (ANSA) Il 19 novembre la settima edizione della Giornata Mondiale dei poveri (ANSA)

Dita Botërore e të Varfërve 2023 do të mbahet më 19 nëntor

E dëshiruar fort nga Papa, nisma përfshin kremtimin e Meshës së kryesuar nga Françesku në Bazilikën e Vatikanit dhe drekën e Françeskut me të varfrit e nevojtarët në sallën Pali VI. Ambulatori ‘Madre di Misericordia’, një strukturë që ndodhet në kolonadën e Berninit, në Sheshin r Vatikanit, e cila ofron ndihmë për të pastrehët gjatë gjithë vitit, do të zgjerojë shërbimin e saj nga data 13 deri në 18 të këtij muaji me mjekë, infermierë dhe vullnetarë që do të kujdesen për falas për më të varfrit

R.SH. / Vatikan

"Nxisni Kishën të shkojë përtej mureve të saj për të takuar varfërinë në shprehjet e shumta në të cilat ajo shfaqet në botën e sotme". Kjo është fryma me të cilën, me vullnetin e Papa Françeskut, do të kthehemi për të kremtuar Ditën Botërore të të Varfërve 2023, tashmë në edicionin e shtatë, të dielën më 19 nëntor të ardhshëm. Me këtë rast, Papa Françesku do të kryesojë Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit në orën 10:00.

Imzot Fisichella: vëmendja ndaj nevojtarëve si rrugëtim jubilar

Motoja e këtij viti, marrë nga libri i Tobisë: «Mos e mënjano faqen tënde nga asnjë skamnor » (Tb 4,7), u botua si gjithmonë në festën e Shën Antonit të Padovës, më 13 qershorin e kaluar. Sipas traditës, Mesazhi i Papës shoqërohet nga libër i vogël si një ndihmë baritore, në gjashtë gjuhë. Imzot Rino Fisichella, pro-prefekt i Dikasterit zë Vatikanit për Ungjillëzimin, e paraqet afrimin e Ditës kushtuar të Varfërve në kuadrin e rrugëtimit tonë drejt Jubileut të vitit 2025 që: “Vëmendja ndaj skamorëve dhe më nevojtarëve na ndihmoftë të gjithëve të bëhemi shtegtarë të shpresës në botën që duhet ndriçuar me praninë e dritës së Krishtit të Ngjallur dhe me pishtarin e bamirësisë që Ai ndezi në zemrat tona”. Këtë vit në Ditën Botërore të të Varfërve do të ketë një pjesëmarrje më të drejtpërdrejtë të Dikasterit të Vatikanit për Shërbimin e Karitasit, i cili do të organizojë edhe drekën e Papës me të varfrit, e cila si gjithmonë do të presë të varfrit në sallën Pali VI, pas kremtimit Eukaristik. Dreka për të varfrit këtë vit do të ofrohet nga Hilton Hotels në Itali.

Ambulatori Madre di Misericordia do të ofrojë trajtim për të varfërit

Zyra e Lëmoshtarisë a Bamirësisë Apostolike, nëpërmjet ambulatorit Madre di Misericordia, një strukturë e realizuar me kërkesën e Papës në kolonadën e Sheshit të Shën Pjetrit, në Vatikan, ofron kura shëndetësore falas gjatë gjithë vitit për ata që jetojnë në situata varfërie. Me rastin e Ditës Botërore të të Varfërve 2023, nga data 13 deri më 18 nëntor, ambulatori do të mbajë orar të zgjatur, duke qëndruar i hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Do të jenë të pranishëm rreth 50 mjekë, infermierë dhe vullnetarë të cilët, me radhë, do të kujdesen për më të brishtët. Vizitat e përgjithshme mjekësore dhe specialistike, ekografitë, analizat e gjakut, mjekimet, vaksinat kundër gripit dhe tamponët kundër Covid-19 do të kryhen pa pagesë për të varfrit. Gjithashtu do të sigurohen mjekimet dhe terapitë e nevojshme. Vizitat e specialistëve do të përfshijnë edhe shërbime në kardiologji, ortopedi, oftalmologji, stomatologji, ORL, reumatologji, kirurgji të përgjithshme, nefrologji, psikiatri, kirurgji vaskulare, angiologji, gastroenterologji, gjinekologji, pediatri.

Thirrja për ndihmë dhe solidaritet është gjithnjë e më e fortë

Dikasteri i Vatikanit për Ungjillëzimin do të vazhdojë, falë bashkëpunimit të UnipolSai, të mbështesë forma të tjera ndihme për familjet më pak të pasura, për shembull, përmes pagesës së faturave. Në mesazhin e tij, Papa Françesku nënvizon se "çdo ditë ne jemi të përkushtuar për të pritur të varfërit, por nuk mjafton. Një lumë varfërie përshkon qytetet tona dhe bëhet gjithnjë e më i madh derisa del nga shtrati; ai lumë duket se na pushton, kështu që klithma e vëllezërve dhe e motrave që kërkojnë ndihmë, mbështetje dhe solidaritet ngrihet gjithnjë e më shumë. Për këtë arsye, të dielën para festës së Jezu Krishtit Mbretit të Gjithësisë, mblidhemi rreth tryezës së tij për të marrë edhe një herë nga Ai dhuratën dhe angazhimin për të përjetuar varfërinë dhe për t'i shërbyer të varfërve".

09 nëntor 2023, 11:07