Kërko

Paolo Ruffini Paolo Ruffini

Sinodi: Ruffini, ndër temat, roli i grave, migrantët dhe mikpritja

Gjatë diskutimit të ipeshkvijve në grupe të vogla, edhe impenjimi i Kishës për të varfrit. Kreu i Komisionit Informativ të asamblesë XVI të përgjithshme e të zakonshme të Sinodit, Paolo Ruffini, sqaroi për gazetarët çështjet kryesore, për të cilat u fol sot paradite

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku mori pjesë sot paradite në  Kongregacionin e përgjithshëm të Sinodit, që po vijon në Vatikan. Njoftimi u dha nga Prefekti i Dikasterit për Komunikimin, Paolo Ruffini, në konferencën e sotme për shtyp, në orën 14.15, takim i përditshëm sinodal me gazetarët. Ai vuri në dukje edhe duartrokitjen e fuqishme, që u ngrit nga salla, kur u kujtua “vuajtja” e popullit ukrainas në luftë, i krishterë e jo.

Më pas, nënvizoi temat e trajtuara në grupet e vogla, si: “formimi i të gjithëve, duke filluar nga seminaristët e deri te katekistët, roli i gruas, sidomos pjesëmarrja e saj në proceset vendimmarrëse në Kishë, eukaristia, liturgjia, rëndësia e meshës të së dielës, e lutjes në procesin e bashkimit të Popullit të Zotit, rëndësia e të varfërve si impenjim i Kishës për të ndenjur me të varfërit dhe për të qenë ajo vetë e varfër, mikpritja për të gjithë, sidomos për migrantët".

Paolo Ruffini, i cili është në krye të Komisionit Informativ të asamblesë XVI të përgjithshme e të zakonshme të Sinodit, shpjegoi se në grupet e vogla ka pasur 18 relacione dhe 22 ndërhyrje personale prej 3 minutash. Nga 351 pjesëmarrësit e sotëm u nënvizua “atmosfera vëllazërore dhe miqësitë e krijuara në grupet e vogla”. Ka disa vështirësi, por përmes diskutimeve, barrierat bien: duhet ngulur këmbë në proceset formative, u kujtua, duke pasur parasysh centralitetin e dëgjimit të të tjerëve dhe të Fjalës së Zotit.

06 tetor 2023, 16:14