Sinodi, "Kisha e bukur është ajo me dyer të hapura që ka një vend për të gjithë"
R.SH. - Vatikan
Bukuria e vërtetë e Kishës Katolike “bëhet e dukshme kur dyert e saj janë të hapura dhe mirëpresin njerëzit. Shpresojmë që Sinodi të na ndihmojë për t'i hapur edhe më tej”. Kështu tha, kardinali amerikan Joseph William Tobin, kryeipeshkëv i Njuarkut, duke folur për temën e modulit të dytë të dokumentit bazë të Sinodit ‘Instrumentum laboris’. Tema e diskutimeve në Grupet e Vogla të Sinodit për sinodalitetin e Kishës kësaj radhe ishte "Një bashkim që rrezaton. Si mund të jemi më plotësisht një shenjë dhe instrument i bashkimit me Zotin dhe i unitetit të familjes njerëzore?”, tha kardinali Tobin duke folur në konferencën përditësuese me gazetarë për punën e Sinodit, së bashku me kryetarin e Komisionit të Informacionit sinodal, Paolo Ruffini, prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Komunikim.
Diskutimet në Grupe të Vogla sipas modulit të dytë
Në Grupet e punët, etërit dhe nënat sinodalë diskutuan mbi arsimin, mjedisin, multikulturalizmin dhe ecjen me të mënjanuarit dhe migrantët. Paraditen e 9 tetorit, u zgjodhën anëtarët e Komisionit për relacionin përmbledhës dhe ata të Komisionit për informim. Grupet e punës, në të cilat anëtarët e asamblesë së ipeshkvijve caktuar sipas zgjedhjes së tyre të lirë, bazuar mbi temën e trajtuar, dhe janë konfrontuar së bashku, njoftoi Ruffini, në nënseksionet e dokumentit B, kushtuar bashkimit, dhe paraqiten temat që janë diskutuar në kongregacionin e pestë të përgjithshëm dje pasdite dhe do të trajtohen edhe ditën e gjashtë dhe të shtatë të këtij Sinodi.