Kërko

2023.10.11 Sinodo dei Vescovi - VII Congregazione Generale 2023.10.11 Sinodo dei Vescovi - VII Congregazione Generale

Lutja për paqe në Sinod: O Zot, bëj  që njerëzimi të krijojë një familje pa luftëra

O Zot, të lutemi për Tokën e Shenjtë, për popullsinë e Izraelit dhe Palestinës që janë nën kthetrat e dhunës së paparë, për viktimat, veçanërisht fëmijët, për të plagosurit, për ata që mbahen peng, për të zhdukurit dhe familjet e tyre. O Zot, të lutemi për Tokën e Shenjtë, për popullsinë e Izraelit dhe Palestinës që janë nën kthetrat e dhunës së paparë, për viktimat, veçanërisht fëmijët, për të plagosurit, për ata që mbahen peng, për të zhdukurit dhe familjet e tyre.

R.SH. / Vatikan

Një lutje për paqen në botë, veçanërisht për zonat e botës që aktualisht janë të shkatërruara nga konflikti, iu lartua Zotit mëngjesin e sotëm, më 12 tetor, nga salla Pali VI, në Vatikan, para fillimit të punimeve të Sinodit mbi sinodalitetin e Kishës.

Lutjen e mëngjesit e udhëhoqi kardinali Louis Raphaël Sako, Patriarku i Kaldeasve të Bagdadit, i cili i ftoi të gjithë të pranishmit që të “luten për paqen në botë, veçanërisht në Tokën e Shenjtë, por edhe në Ukrainë, Irak, Iran e Liban. Njerëzit presin me kaq shumë shpresë për të jetuar me dinjitet e vëllazëri dhe jo gjithmonë me frikë e shqetësim. Solidaritet do të thotë edhe solidaritet me të gjithë ata që kanë frikë dhe vuajnë".

Lutja e Margaret Karram

Margaret Karram, palestineze, presidente e Lëvizjes Focolare, më pas bëri një lutje tjetër:

O Zot, të lutemi për Tokën e Shenjtë, për popullsinë e Izraelit dhe Palestinës që janë nën kthetrat e dhunës së paparë, për viktimat, veçanërisht fëmijët, për të plagosurit, për ata që mbahen peng, për të zhdukurit dhe familjet e tyre.

Në këto orë ankthi dhe pezullimi, le të bashkojmë zërin tonë me atë të Papës dhe me lutjen korale të atyre që anembanë botës kërkojnë paqe. T’i kujtojmë edhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme dhe të gjitha vendet në luftë që jetojnë në terror dhe shkatërrim.

Na ndihmo, o Zot, të angazhohemi për ndërtimin e një bote vëllazërore, që këta popuj dhe të gjitha ata që janë në të njëjtat kushte konflikti, paqëndrueshmërie dhe dhune të gjejnë rrugën e respektimit të të drejtave të njeriut, ku drejtësia, dialogu dhe pajtimi janë mjete të domosdoshme për të ndërtuar paqen. Të lutemi.

Lutja e bekimi i Patriarkut Sako

Së fundi, bekimi dhe lutja e fundit e Patriarkut Sako drejtuar Zotit:

O Zot, që kujdesesh për të gjithë, bëj që njerëzimi mbarë, që prej teje ka një origjinë të vetme, të formojë një familje të vetme, pa dhunë, pa luftëra absurde dhe me frymë vëllazërore të jetojë i bashkuar në paqe dhe harmoni nëpër Zotin tonë Jezu Krisht, Birin Tënd, që është Hyj, që jeton dhe mbretëron në bashkim me Shpirtin Shenjt në shekuj të shekujve.

Të shtunën e kaluar, lutja për Armeninë dhe Nagorno Karabakun

Më 7 tetorin e kaluar, një lutje e ngjashme për paqen u shqiptua nga Kryeipeshkvi Khajag Barsamian, përfaqësues i Kishës Apostolike Armene në Romë, në mënyrë të veçantë për popullsinë e Kaukazit jugor.

“Në këtë botë të tronditur dhe të trazuar”, pati thënë prelati, ki mëshirë “për ato toka që tani vuajnë nga lufta, padrejtësia, dhimbja dhe dhuna - veçanërisht për tokat tua të shenjta të Armenisë dhe Artsakhut, në cilat gjuha armene e identifikon Nagorno Karabakun. “Ki mëshirë, o Zot, – shtoi ai – për të sëmurët, për ata që janë në zi, për të pastrehët dhe të varfërit, për mërgimtarët dhe refugjatët” dhe “dashuria dhe drejtësia jote u rrënjofshin mbi tokë”.

12 tetor 2023, 10:56