Papa priti Sulltan Al Jaber, president i emëruar i Cop28 Dubai
Papa Françesku priti në audiencë, sot paradite në Vatikan, Sulltan Ahmed Al Jaber, president i caktuar i COP 28, i shoqëruar nga një delegacion.
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku priti në audiencë, sot paradite në Vatikan, Sulltan Ahmed Al Jaber, president i caktuar i COP 28, i shoqëruar nga një delegacion. Lajmi bëhet i ditur nga Buletini i Zyrës së Shtypit të Vatikanit.
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike e vitit 2023, e quajtur më shpesh si COP28 - të cilës Papa i bëri thirrje në nxitjen e tij apostolike Laudate Deum për t'i dhënë një përshpejtim vendimtar tranzicionit të energjisë - do të mbahet nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor në Expo City, në Dubai
11 tetor 2023, 15:27