Kërko

Affreschi nelle Catacombe Ad Decimum a Grottaferrata, Roma Affreschi nelle Catacombe Ad Decimum a Grottaferrata, Roma

Hapen Katakombet për të zbuluar thesare të artit dhe fesë nën shenjën e paqes

Edicioni i gjashtë i vjeshtës i Ditës së Katakombeve do të zhvillohet nesër, më 7 tetor si temë "Shtigjet e paqes". Për këtë rast, Komisioni Papnor për Arkeologjinë e Shenjtë promovon hapjen dhe vizitat falas në disa site në Romë romake dhe në periferi-të Romës, si dhe në rajone të tjera italiane. Presidenti Imzot Iacobone: arti dhe historia e ruajtur në katakombe na bëjnë të shikojmë të ardhmen me më shumë besim

R.SH. - Vatikan

Dita e Katakombeve, ngjarja e shumëpritur dyvjeçare, kthehet sërish, sivjet në edicionin e saj të gjashtë. Tema do të jetë ende, si në edicionin e kaluar pranveror, ajo thelbësore për shoqërinë bashkëkohore: "Shtigjet e paqes". Dita e Katakombeve është një ngjarje që synon të përhapë rëndësinë e këtyre monumenteve për historinë e krishterimit dhe të kremtojë zanafillën e komuniteteve të para të krishtera në Romë dhe rrethinë, në veçanti të martirëve të shenjtë. Për këtë rast, Komisioni Papnor për Arkeologjinë e Shenjtë promovon hapjen dhe vizitat falas në disa site romake dhe në katakombe të tjera që ndodhen në Itali (Toskana, Umbria, Lazio, Abruzzo, Siçilia, Sardenja).

Imzot Pasquale Iacobone, i cili disa muaj më parë është emëruar kryetar i Komisionit Papnor, duke ilustruar programin me rastin e Ditës së Katakombeve, tha se nismat u kushtohen të rriturve dhe fëmijëve, e objektivat e këtyre ditëve janë promovimi i dijes, nxitja e mësimdhënies, por edhe rigjallërimi, sipas shembullit të martirëve të krishterë, të fesë personale të çdonjërit.

(Vatican News, Maria Milvia Morciano )

 

06 tetor 2023, 14:08