Kërko

Débat public du Conseil de sécurité des Nations unies à New-York ce mercredi 20 septembre.  Débat public du Conseil de sécurité des Nations unies à New-York ce mercredi 20 septembre.

Ukrainë: imzot Gallagher, të bëhen përpjekjet për një zgjidhjeje të drejtë e një paqe të qëndrueshme

Fjalimi i Sekretarit të Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork: “Të gjitha shtetet anëtare janë të thirrura ti bashkojnë përpjekjet në kërkimin e një zgjidhjeje të drejtë dhe të një paqe të qëndrueshme. Është më lirë të investosh në paqe”. Imzot Gallagher foli edhe në takimin e nivelit të lartë mbi temën e pandemisë: duke reflektuar mbi lidhjet midis varfërisë dhe shëndetit të keq.

R.SH. / Vatikan

“Ukraina, me sakrifica të mëdha, mbron sovranitetin e saj dhe paprekshmërinë e kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Këto janë të njëjtat vlera të promovuara dhe të përbashkëta që nga themelimi i kësaj Organizate fisnike të Këshillit të Sigurimit së Kombeve të Bashkuara. Përballë tragjedisë që po vazhdon, lind spontanisht një pyetje: kundër kujt po bëhet kjo luftë? Është para syve të të gjithëve që ata që paguajnë çmimin më të lartë janë civilët, njerëzit e thjeshtë dhe mbi të gjitha fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit”. Kështu pohoi Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, mbi temën "Mbështetja e qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara përmes multilateralizmit efikas: ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës".

“Është e pamohueshme që sulmi rus ndaj Ukrainës ka vënë në rrezik gjithë rendin global, i cili u ngrit pas Luftës së Dytë Botërore. Pasojat e tij negative shihen tashmë në fushat humanitare, demografike, ushqimore, socio-politike, ligjore, ekonomike, ekologjike, ushtarake, bërthamore, në fushën e energjisë, shëndetësisë, arsimit, fesë, migrimit dhe fusha të tjera, të cilat janë elemente të përgjithshme themelore të arkitekturës së sigurisë globale. E keqja është e paaftë të gjenerojë të mira”, shtoi Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Gallagher..

Prelati vërejti se "agresioni mund të gjenerojë vetëm agresion të ri". “Nëse kjo luftë nuk ndalet dhe paqja nuk kërkohet në çdo hap, e gjithë bota rrezikon të zhytet në kriza edhe më të thella”. Zgjidhja e luftës në Ukrainë, sipas Imzot Gallagher, “nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me vetë Ukrainën”. “Sot, e gjithë bashkësia ndërkombëtare, më shumë se kurrë, nuk mund të heqë dorë dhe ta lërë këtë çështje të kalojë në heshtje. Për të pasur një të ardhme paqësore dhe të sigurt, të gjitha Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, dhe veçanërisht ato të këtij Këshilli të Sigurimit, janë të thirrura t’i bashkojnë përpjekjet për të kërkuar një zgjidhje të drejtë dhe një paqe të qëndrueshme për Ukrainën, si një element të rëndësishëm të paqes globale për të cilën bota ka etje dhe nevojë. Është më mirë dhe më lirë që të gjithë të investojnë në paqe në vend të luftës!”.

Së fundi, kryeipeshkvi Gallagher shprehu afërsinë e Selisë së Shenjtë me Ukrainën dhe "mbështetjen e integritetit të saj territorial". Për më tepër, Selia e Shenjtë vazhdon të angazhohet në iniciativa humanitare që synojnë “zbutjen e vuajtjeve të popullatës ukrainase, veçanërisht pjesës më të dobët dhe më të cenueshme, ndërsa në të njëjtën kohë, u kërkon të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare përkatëse që të bëhen paqebërës dhe endës krijues dhe të guximshëm të dialog konstruktiv”.

21 shtator 2023, 14:11