Kërko

Un momento della GMG che si è tenuta nell'agosto scorso a Lisbona Un momento della GMG che si è tenuta nell'agosto scorso a Lisbona

Papa: 'Shpresa', kjo tema e zgjedhur për e Ditët e ardhshme Botërore të Rinisë

Thellimi i kuptimit që ka shpresa e krishterë dhe dëshmimi me gëzim i Krishtit të gjallë: kjo është ftesa që Papa Françesku dëshiron t'u drejtojë të rinjve nga e gjithë bota, duke treguar ‘shpresën’ si temën e Ditëve dioqezane të Rinisë 2023 dhe 2024, në funksion të Jubileut të vitit 2025. Kështu Dikasteri për Laikët, Familjen dhe Jetën njofton se cilat janë temat e dy ditëve të ardhshme të rinisë që ka zgjedhur Papa Françesku

R.SH. / Vatikan

Papa ka zgjedhur temat e dy Ditëve Botërore të Rinisë që do të kremtohen në Kishat e veçanta vendore në vitin 2023 dhe 2024, me rastin e solemnitetit të Krishtit Mbret, të cilat shënojnë rrugën e përgatitjes për Jubileun e të rinjve, në kontekstin e Jubileut të madh të vitit 2025 që ka si temë "Shtegtarë të shpresës". Dita XXXVIII Botërore e Rinisë, 2023 ka si temë "Të gëzueshëm në shpresë" (shih Rm 12,12); Dita XXXIX Botërore e Rinisë, 2024 ka si temë: ''Ata që shpresojnë në Zotin ecin pa u lodhur'' (shih Is 40,31). Kështu njofton Dikasteri i Vatikanit për Laikët, Familjen dhe Jetën.

“Gëzimet dhe shpresat, trishtimet dhe ankthet e njerëzve të sotëm, të të varfërve mbi të gjithë dhe të gjithë atyre që vuajnë, janë edhe gëzimet, shpresat, trishtimi dhe ankthet e dishepujve të Krishtit”, nënvizonte në vitin 1965 dokumenti i Koncilit të Dytë të Vatikanit, Kushtetuta Baritore Gaudium et spes. Në kohët e sotme të vështira Kisha, ashtu si atëherë, dëshiron të ringjallë shpresën në botë dhe për ta bërë këtë ajo mbështetet veçanërisht tek të rinjtë, protagonistë të historisë dhe 'misionarë të gëzimit'”, lexojmë në deklaratën e Dikasterit për Laikët, Familjen dhe Jetën

"Në nxitjen apostolike post-sinodale Christus vivit, Papa Françesku tregonte Krishtin si 'shpresën tonë dhe rininë më të bukur të kësaj bote' (ChV 1). Tani, me temat e dy Ditëve të ardhshme Botërore të Rinisë - përfundon deklarata - Shenjtëria e Tij i fton të rinjtë të thellohen në kuptimin e shpresës së krishterë dhe të dëshmojnë me gëzim se Krishti është i gjallë".

26 shtator 2023, 21:22