Kërko

La videochiamata del Papa alla nonna di monsignor Koovakad La videochiamata del Papa alla nonna di monsignor Koovakad

Papa video thërret gjyshen 95-vjeçare të organizatorit të udhëtimeve të tij papnore

Papa Françesku deshi të përshëndeste zonjën Sosamma Antony, gjyshen e Imzot George Jacob Koovakad, nëpërmjet një video telefonate. Me anë të tij Ati i Shenjte muajve të fundit qe informuar shpesh për gjendjen shëndetësore të gruas; në Mongoli më pas shprehu dëshirën të fliste me të. Katër minuta bisedë përmes kompjuterit në anglisht dhe malajalam, duke përfshirë shakat, përshëndetjet dhe bekimin

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku deshi të përshëndeste zonjën Sosamma Antony, 95 vjeçe, gjyshen e Imzot George Jacob Koovakad nëpërmjet video-telefonit. Përmes tij Ati i Shenjtë qe informuar shpesh, muaj e fundit, për gjendjen shëndetësore të gruas; pastaj shprehu dëshirën të bisedonte me të. Katër minuta bisedë, nëpërmjet kompjuterit, në anglisht dhe malayalam, mes përshëndetjeve, shakave, dhe bekimit.

Video telefonata, regjistrimi i bisedës (më 2 shtator të kaluar) u publikua ditët e fundit nga web faqe të ndryshme lokale, duke përfshirë The Times of India. Në video, At Thomas Kallukalam shihet duke iu përgjigjur thirrjes së eprorit të një komuniteti të Kishës Siro-Malabareze, të cilit Papa i kërkoi t'ia kalonte nënën e tij. Domethënë zonjën Sosamma, pra gjyshen e imzot George Jacob Koovakad.

Në video shihet fytyra e Papës, të cilin e përshëndesin të gjithë të afërmit e tjerë, që pasi qenë të informuar, ishin mbledhur ndërkohë në shtëpinë e plakës. Françesku, siç shihet edhe nga videoja, ka përshëndetur Sosammën duke tundur dorën: “"Greetings... Thank you!"!”.

Më pas Ati i Shenjtë e pyeti nëse ishte mirë me shëndet dhe e përgëzoi edhe për edukimin që i kishte dhënë nipit të saj. Ajo, mezi lëvizte, ia ktheu përgjigjen duke tundur dorën, duke buzëqeshur dhe duke pëshpëritur, përmes djalit të saj, për të siguruar lutjet e saj.

26 shtator 2023, 19:12