Kërko

 Concistoro Ordinario Pubblico per la creazione di nuovi Cardinali, 2022.08.27 Concistoro Ordinario Pubblico per la creazione di nuovi Cardinali, 2022.08.27

Papa: më 30 shtator Koncistori, më 4 tetor Mesha e hapjes së Sinodit

Të shtunën më 30 shtator, në orën 10:00, në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan, Papa do të mbajë Koncistorin e zakonshme publik për krijimin e kardinajve të rinj, me vendosjen e simboleve kardinalore që janë: dorëzimi i një Kishe të Romës (titulli ose diakonia), unaza kardinalore, në përdorim që nga shekulli XII, dhe kësula  e kuqe.

R.SH. / Vatikan

Të shtunën më 30 shtator, në orën 10:00, në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan, Papa do të mbajë Koncistorin e zakonshme publik për krijimin e kardinajëve të rinj, me vendosjen e simboleve kardinalore që janë: dorëzimi i një Kishe të Romës (titulli ose diakonia), unaza kardinalore, në përdorim që nga shekulli XII, dhe kësula  e kuqe. Ngjyra e veshjes kardinalore, ngjyrë gjaku, është simbol i gatishmërisë për t’u martirizuar  për Krishtin.

Kështu njoftoi sot nga Zyra e Kremtimeve Liturgjike Papnore, duke saktësuar se vizitat e kortezisë tek kardinajtë e rinj do të zhvillohen nga ora 11:30 deri në 13:30, gjithnjë më 30 shtator.

Të mërkurën, më 4 tetor, në orën 9 të mëngjesit, në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, Papa Françesku do të kryesojë kremtimin Eukaristik me kardinajtë e rinj dhe Kolegjin e Kardinajve, me rastin e hapjes së Asamblesë së përgjithshme të zakonshme të Sinodit të ipeshkvijve.

Ata që do të mund bashkëkremtojnë me Atin e Shenjtë janë: kardinajtë e sapokrijuar, Kolegji i Kardinajve dhe Patriarkëve, kryeipeshkvijtë, ipeshkvijtë dhe meshtarët, anëtarët e Sinodit, kryeipeshkvijtë dhe ipeshkvijtë e tjerë, meshtarët që kanë një biletë (leje)të veçantë.

18 shtator 2023, 15:35