Kërko

MONGOLIA, vend me histori e traditë të madhe

Shtet në Azinë Lindore-Qendrore, pa dalje në det, kufizohet me Rusinë në veri, në jug dhe lindje me Kinën. Është një nga vendet më pak të populluara në planet. Në një zonë rreth 5 herë më të madhe se Italia, ka pak më shumë se 3 milionë banorë. Françesku takon jo vetëm 1500 katolikët e vendit, por gjithë atë popull "të fisëm" dhe "të mençur" me traditën e vet të madhe budiste.

R.SH. / Vatikan

MONGOLIA

Shtet në Azinë Lindore-Qendrore, pa dalje në det, Mongolia kufizohet me Rusinë në veri, në jug dhe lindje me Kinën. Është një nga vendet më pak të populluara në planet. Në një zonë rreth 5 herë më të madhe se Italia, ka pak më shumë se 3 milionë banorë.

 Peizazhi është mjaft i larmishëm, me male, liqene, fusha me bar dhe  shkretëtira të mëdha.

Zona jugore e Mongolisë është e pushtuar nga shkretëtira e Gobit, shkretëtira më e madhe e ftohtë në Tokë, ndërsa pjesa verilindore karakterizohet nga male me lartësi mbi 4000 m., si Mali Khuiten (4356 m), në kufi me Kinën, me majën më të lartë. Vendi ka një shumëllojshmëri të jashtëzakonshme bimësh dhe një numër po aq të madh të llojeve të kafshëve. Flora në veri përbëhet kryesisht nga halorë dhe nga mështekna, ndërsa zona qendrore karakterizohet nga bimësia barishtore e ulët dhe e dendur dhe nga stepa, e cila, duke u zgjatur drejt jugut, shndërrohet në shkretëtirë.

Lumenjtë kryesorë janë Selenga, një nga degët kryesore të liqenit Baikal dhe dega e tij Orkhon, Kherlen dhe Jenisej, një nga lumenjtë më të mëdhenj të planetit, i cili megjithatë shpejt largohet nga  Mongolia për të vazhduar pjesën tjetër të udhëtimit në Rusi. Pellgjet e liqenit, me ujë të kripur e edhe të ëmbël, janë të shumtë, veçanërisht në Rajonin e Liqeneve, në skajin perëndimor të vendit. Këtu janë Uvs, Khar-Us, ku ndodhen edhe ishujt Agbash, Khyargas dhe Khovsgol. Klima është kontinentale, me shumë dimër e me verë të ftohtë dhe mjaft të shkurtër.

Kryeqyteti: Ulaanbaatar (1,452,000 pop.)

Sipërfaqja: 1,566,500 km katrore (Itali: 302,073 km katrore)

Popullsia: 3,384,000 banorë.

Dendësia: 2 banorë/km2

Gjuha: mongolisht (zyrtare), kazake

Grupet kryesore etnike: Khalkha (81.9%), Kazake (3.8%), Dorvod (2.7%), Bajad

(2.1%), Buryats (1.7%), Zakhchin (1.2%), Dariganga (1%), Uriankhai (1%), të tjerët (4.6%)

Feja: Budistë (53%), Muslimanë (3%), Shamanë (3%), të Krishterë (2%), Katolikë (0.04%), ateistë (39%)

Forma e qeverisjes: republikë gjysmë presidenciale

Njësia monetare: Tugrik Mongol (1 EUR = 3,774 MNT)

Trashëgimtare e Perandorisë Mongole, perandoria më e madhe tokësore në historinë njerëzore e themeluar në 1206 nga udhëheqësi i famshëm Genghis Khan, i cili bashkoi fiset Mongole dhe Turke nga stepat aziatike midis Kinës dhe Rusisë, Mongolia e sotme përfshin trojet e Mongolisë së Jashtme (ndërsa Mongolia e Brendshme është Zonë Autonome e Republikës Popullore Kineze).

01 shtator 2023, 10:25