Kërko

I familiari di alcune vittime dell'incendio a Qaraqosh, in Iran  (AFP or licensors) I familiari di alcune vittime dell'incendio a Qaraqosh, in Iran (AFP or licensors)

Irak, dhimbja e Françeskut për tragjedinë e zjarrit në dasmë

Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, Papa lutet për mbi 100 viktimat që humbën jetën ditët e fundit nga zjarri që shpërtheu gjatë një dasme në Qaraqosh të Irakut, që shkaktoi edhe 200 të plagosur.

R.SH. / Vatikan

Lajm i tmerrshëm, aq më tepër për shkak se tmerri ndodhi gjatë një dite që është simbol gëzimi, një festë dasme. Është ajo që ka bërë xhiron e botës ditët e fundit, historia e një dasme që përfundoi në tragjedi kur, më 26 shtator të kaluar, një zjarr dogji kasollen ku po zhvilloheshin festimet e një çifti të sapomartuar në Qaraqosh, në Irakun verior, duke shkaktuar vdekjen e 114 personave dhe plagosjen e 200 të tjerëve, shumë me djegie të rënda.

Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dërguar Kryeipeshkvit të Mosulit të Sirianëve Benedectos Younan Hano, Papa thotë se është "thellësisht i pikëlluar kur mësoi për pasojat shkatërruese" të zjarrit dhe siguron "afërsinë shpirtërore me çdo viktimë e kësaj tragjedie”, me një lutje të veçantë për familjet e viktimave, për të lënduarit dhe për shpëtimtarët.

29 shtator 2023, 12:08