Kërko

Papa Pio XII Papa Pio XII

Piu XII: konferencë në Gregoriana për marrëdhëniet e Papës me hebrenjtë

Në Universitetin Papnor Gregorian, nga e hëna 9 deri të mërkurën, 11 tetor 2023, do të mbahet konferenca ndërkombëtare me titull "Dokumentet e reja të Papës Piut XII dhe kuptimi i tyre për historinë hebraike-kristiane: dialog i historianëve me teologët”

R.SH. / Vatican News

Në Universitetin Papnor Gregorian, në Romë, nga e hëna 9 - deri të mërkurën, 11 tetor 2023, do të mbahet konferenca ndërkombëtare titulluar "Dokumentet e reja të Papës Piu XII dhe kuptimi i tyre për historinë hebraike-kristiane: dialog ndërmjet historianëve dhe teologëve".

Kujtojmë ndërkaq se, në vitin 1965, Kisha Katolike botoi Nostra Aetate,   deklaratë që dënon antisemitizmin dhe e paraqet popullin hebre si të bekuar nga Zoti. Çfarë mund të na tregojnë dokumentet e reja për takimet që çuan në këtë çast vendimtar rinovimi të mësimit të Kishës?

Në Konferencë do të marrin pjesë historianë dhe teologë, të krishterë dhe hebrenj, të cilët do të studiojnë së bashku për të thelluar njohuritë historike dhe marrëdhëniet hebraike-kristiane. Ngjarja do të jetë e hapur për publikun dhe mediat e akredituara.

Në mars 2020 Papa Françesku hapi arkivat, duke u krijuar historianëve mundësinë e shfletimit të miliona dokumenteve lidhur me Papninë e Piut XII (1939-1958), për studime të shumëfishta, me vlera të jashtëzakonshme për t’u dhënë përgjigje pyetjeve ende të pashpjeguara të historisë dhe të teologjisë.

Do të duhen dhjetëra vite për të analizuar të paktën 16 milionë faqe, pa harruar se disa zbulime të rëndësishme u realizuan menjëherë duke u bërë të njohura nga publiku i interesuar për këtë faqe tragjike, njëkohësisht edhe  të lavdishme, të historisë. Gjithsesi duhet të kujtojmë se disa nga zbulimet më të rëndësishme janë gati për t’u bërë të njohura nga publiku i interesuar për t’i shfletuar këto faqe të panjohura deri më sot.

Konferenca, e titulluar “New Documents from the Pontificate of Pope Pius XII and their Meaning for Jewish-Christian Relation”(Dokumentet e reja të Papnisë së Piut XII dhe kuptimi i tyre për marrëdhëniet hebraiko-kristian: dialog ndërmjet historianëve dhe teologëve") duke nisur nga e hëna 9 - deri të mërkurën 11 tetor 2023, do të përqendrohet tek drita që këto arkiva hedhin mbi polemikat historike dhe teologjike në lidhje me Papën Piu XII dhe Vatikanin gjatë periudhës së holokaustit, si dhe me marrëdhëniet hebraike-kristiane parë në nivele të shumëfishta: nga jo-specialistët, tek ata që kanë poste autoriteti në qarqet vendimmarrëse dhe në institucionet hebraike dhe katolike. Takimi do të zhvillohet në Aula Magna të Universitetit Papnor Gregorian.

Kujtojmë, ndërkaq, se në vitin 1965, Kisha Katolike e rishikoi mësimin e saj me Nostra Aetate, deklaratë që dënon antisemitizmin dhe e paraqet popullin hebre si të bekuar nga Zoti. Çfarë mund të na tregojnë dokumentet e reja për takimet që çuan në këtë çast vendimtar përtëritjeje të mësimit të Kishës? Kuvëndimi do të mbledhë së bashku historianë dhe teologë, të krishterë dhe hebrenj, të cilët do të studiojnë së bashku për të thelluar njohuritë e tyre historike dhe marrëdhëniet hebraike-kristiane.

Konferenca ndërkombëtare organizohet nga CDEC - Fondacioni i Qendrës së Dokumentacionit Bashkëkohor Çifut (Milano, Itali); Qendra për Studime Judaike "Cardinal Bea" - Fakulteti i Historisë dhe Trashëgimisë Kulturore të Kishës; Universiteti Papnor Gregorian (Romë, Itali), Programet mbi Etikën, Fenë dhe Holokaustin në Qendrën Jack, Joseph dhe Morton Mandel për Studime të Avancuara të Holokaustit; U.S. Muzeu Përkujtimor i Holokaustit (Uashington DC, SHBA); Instituti për Kërkime Ndërkombëtare Qendra Botërore e Përkujtimit të Holokaustit Yad Vashem (Jerusalem, Izrael); Qendra për Studime Katolike-Hebreje, Universiteti Saint Leo (Saint Leo, Florida, SHBA).

12 korrik 2023, 15:29