Kërko

 Piazza San Pietro, Vaticano, cupola di San Pietro Piazza San Pietro, Vaticano, cupola di San Pietro

Papa emëron dy drejtues zyrash në seksionin e parë të Dikasterit për Ungjillëzim

Ati i Shenjtë ka emëruar ad quinquenium Përgjegjësit e Zyrës pranë Seksionit për Ungjillëzimin e Parë dhe Kishat e reja të veçanta të Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin Mons Erwin Aserios Balagapo dhe Mons Han (Agustin) Hyuntaek, aktualisht zyrtarë në të njëjtin Dikaster

R.SH. / Vatican News

Dy drejtuesit e rinj të zyrave pranë seksionit të parë të Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve, të emëruar nga Papa Françesku, për një mandat pesë vjeçar,  Mons Erwin Aserios Balagapo dhe Mons Han (Agustin) Hyuntaek, kanë punuar deri më tani si zyrtarë në të njëjtin Dikaster të Selisë së Shenjtë.

Të dy kanë kurrikulla interesante në fushën e studimeve. Në vitin 2013, Mons Balagapo shkroi "Martesa dhe familja: një realitet njerëzor par excellence sipas mësimeve të Karol Wojtyla". Mons Hyuntaek studioi Pagëzimin e Krishtit sipas Tomës Aquinas dhe është gjithashtu i njohur për publikun e gjerë për pjesëmarrjen në një konferencë mbi udhëtimin misionar në Japoni të Giovanni Battista Sidotti.

Mons Erwin Aserios Balagapo dhe Mons Han (Agustin) Hyuntaek do të vazhdojnë të shërbejnë si drejtues zyrash nën Seksionin e Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin e parë dhe Kishat e reja të veçanta, të udhëhequr nga kardinali Luis Antonio Tagle.

Po kujtojmë se me reformën e Kuries Romake të ndërmarr nga Papa Françesku, në Dikasterin për Ungjillëzimin, më parë Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve, si përgjegjësi e mision, është përfshirë edhe ish Këshilli Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri. 

Dikasteri i ri i Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve drejtohet nga Papa Françesku dhe ka dy seksione - atë për çështjet themelore të ungjillëzimit në botë dhe atë për ungjillëzimin e parë dhe Kishat e reja të veçanta në territoret nën juridiksionin e tij - që udhëhiqen secila nga një pro-prefekt

18 korrik 2023, 16:47